I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan këngëtari Ermal Meta ka folur për herë të parë për romanin e tij, “Nesër e përgjithmonë” dhe për ndjesitë e tij tashmë “nën petkun” e shkrimtarit. Sipas Ermal Metës ai gjithmonë ka shkruar këngë, por ishte periudha e pandemisë ajo që e shtyu të shkruante këtë roman. Ky libër është përkthyer së fundmi në gjuhën shqipe, pasi këngëtari e ka shkruar atë në italisht.

Gjatë intervistës duke folur për karrierën e tij u përmend edhe një nga çastet më kulminante të karrierës së tij që ishte fitimi i Festivalit të Sanremos në vitin 2018, ngjarje e cila ishte shumë emocionuese për të gjithë shqiptarët. I pyetur nga Rudina Magjistari se si e ka pritur entuziazmin e shqiptarëve, Ermal Meta është përgjigjur, se kur takonte shqiptarë që i thoshin “na ke bërë krenarë“, ndihej i mallëngjyer.

Rudina Magjistari: Si e ke përjetuar momentin e entuziazmit shqiptar me fitoren tënde në Sanremo. Nuk të pyes se si e ke përjetuar ti Sanremon, por entuziazmin shqiptar, e ke ndier gjithë atë valë, atë dallgë, atë lumturi masive? Ishte një moment shumë të bukur.

Ermal  Meta: Pas Sanremos, bëra një tur kur shkoja në dyqanet e disqeve dhe takoja ata që blinin disqe, kishte shumë shqiptarë dhe më thonin na bëre krenar, na bëre krenar. Të them të drejtën më mallëngjenin çik si shumë.

Rudina Magjistari: Po mallëngjeheshim ne jo më ti./tvklan.al

/tvklan.al