Ariol Zeneli i Flamurtarit, sukses në Europian

Shqipëria siguroi një medalje bronxi në kampionatin europian të boksit për kategorinë U-18. Është boksieri Ariol Zeneli i cili arriti këtë sukses me dy fitore në tre ndeshje ku garoi.

Eventi kontinental i mbajtur në Budva të Malit të Zi, pa pjesëmarrjen e sportistëve nga 38 vende të ndryshme. Shqipëria mori pjesë me 4 boksierë, 3 nga klubi Tirana dhe Zeneli nga Flamurtari i Vlorës që siguroi medaljen. Për trajnerin Gëzim Zeneli, njëkohësisht edhe xhaxhai i boksierit klubi vlonjat do të sjellë sportistë të tjerë pretendentë.

Ekipi i boksit Flamurtari ka katër sportistë medalistë disa prej tyre të familjes Zeneli.

Tv Klan