Të mos përdoren si fasadë e qeverisë”

Kryetari i republikanëve kërkon nga politika e në mënyrë të veçantë nga shumica socialiste që të mos i shohin gratë në politikë thjeshte si një kuotë gjinore, por të kenë rol vendimmarrës.

Në konferencën kombëtare të grave të kësaj force politike ju kërkon pjesëmarrësve të mos lejojnë të përdoren për të zbukuruar shëmtinë e pushtetit.

“Rama dhe sekti që është krijuar sot në politikën shqiptare kanë bindjen se shqiptarët duhet të jenë kokëulur dhe me ta mund të bëjnë çdo gjë. Mbi të gjitha, mos lejoni që të tjerët të flasin për ju, por flisni ju për veten tuaj, duke mos pranuar hipokrizinë dhe keqpërdorimin. Nuk ka vlerë vetëm një femër me pushtet, por ka vlerë pushteti i femrës”.

Konferencën kombëtare të republikanëve e përshëndetën dhe eurodeputete dhe deputete nga rajoni.

Tv Klan