Ledian Memushaj do të luajë sezonin e ardhshëm në Serinë A.

Skuadra e tij, Pescara, siguroi ngjitjen pas barazimit 1 – 1 në fushën e Trapanit në finalen e dytë.

Sfida e parë, ku ishte i pranishëm edhe mesfushori shqiptar, përfundoi me fitoren 2 – 0 të skuadrës abruceze.

Ledian Memushaj është kapiteni i Pescarës që kthehet në Serinë A, pas 3 sezonesh mungesë.

Ky ekip ishte shumë pranë suksesit edhe vitin e kaluar, por dështoi në finalen me Bolonjan.

Tv Klan