Një grua ka treguar se si ajo ka rënë në peshë në më pak se një vit, thjeshtë duke e menduar veten të dobët.

Heather Jones, 38 vjeç, nga Prestatyn, në veri Wales, këmbëngul duke thënë se ajo përdori fuqinë e mendjes për të tkurrur madhësinë e saj nga masa 18 në 8.

1

“Disa mund të jenë skeptikë, por unë me të vërtetë e bëra gjithë këtë me fuqinë e mendjes time”,

thotë ajo.

“ Ekzaktësisht, unë e kam menduar veten të dobët. Mendimet tona janë aq të fuqishme dhe unë ndihem e mahnitshme tani, ”

 shtoi ajo.

3

Heather kishte filluar të shtonte peshë që pas humbjes tragjike të ish-partnerit të saj, Kriston Docker.

Kur ai vdiq në moshën 32-vjeçare nga fibroza cistike në vitin 2009, ajo ra në një depresion të thellë.

333

“Unë u zhvendosa nga Londra për të jetuar me të në Uells dhe kishim një jetë të mrekullueshme këtu. Nuk kisha menduar kurrë se fibroza cistike do ta vriste atë, por ja që ndodhi dhe për rreth një vit kam qenë shumë në depresion,”

tha ajo ./tvklan.al