“Rama do të përfundojë nën këmbët e popullit të lirisë”

Partia e Lirisë do të depozitojë në Shtator në parlament një propozim për indeksimin e detyrueshëm të pagave siç e parashikon ligje e që nuk është zbatuar që prej 2017. Ilir Meta, që është skeptik, që shumica do ta miratojë tregon rrugët e tjera që do të ndiqen për t’ju dhënë punëmarrësve atë që ju takon.

“Në Gjykatë Kushtetuese dhe në Gjykatat Ndërkombëtare do të drejtohemi.”

Në daljen e tij që premton se do të jetë e përjavshme, Meta, ashtu si Berisha, lajmëron për një aksion opozitar dinamik për të rrëzuar qeverinë, që do ta sinkronizojmë me PD-në.

 “Ka vetëm një PD dhe ne do bashkëpunojmë me të.”

Po si Berisha lajmëron një fund të hidhur politik të Edi Ramës.

“Në këmbën e popullit do të përfundojë.”

Në sinkronizim të plotë me kreun e PD-së është dhe për faktin se drejtësia është e kapur nga shumica.

“Po të mos ishte ai, do ishte në burg ose Spitalin 5, po do ta çlirojë populli dhe drejtesinë.”

Megjithatë, ai premton se, sa kohë që socialistët do të jenë në pushtet, nuk do të mungojë bashkëpunimi parlamentar me ta për reformat ku më e rëndësishme për të është reforma territoriale, pasi rreshton një sërë akuzash për keqmenaxhim të pushtetit lokal në 3 vitet e fundit.

“Edhe me ta do bashkëpunojme.”

Meta pranon t’i përgjigjet dhe pyetjes lidhur me deklaratat e ministrit Çuçi pas akuzave të Berishës, duke e bërë përgjegjës dhe atë për degradimin e uniformave blu.

“Pse, fajin Berisha ta ka ty?”

Një tjetër skandal qeveritare, që Meta premton se do të zbardhet, është dhe ai i pazareve për çështjet që janë çuar në gjykatat e arbitrazhit.

Tv Klan