Qeveria është kundër negociatave. A ka ndryshuar PS program?

Presidenti Meta iu përgjigj kryeministrit Rama gjatë një ceremonie solemne për përkujtimin e 100-vjetorit të Luftës së Koplikut dhe nderimin e 77 Dëshmorëve të Atdheut që ranë në këtë luftë.

Thonë ç’na duhen këto dekoratat që u jepen të vdekurve. Çfarë thotë Fan Noli për Skënderbeun. Ai thotë pse Skënderbeun se ai do të mbetet përgjithmonë më i gjalli ndër të gjithë shqiptarët. A mund të konsiderohet i vdekur Vojo Kushi?

E bëj unë për vota? E para unë s’kandidoj dhe këto vlerësime i kam bërë gjithmonë, në çdo kohë dhe në të gjitha pozicionet që kam pasur. E them këtë për të kuptuar se unë nuk bëj lojë me dekoratat. Përkundrazi. Unë ftoj cilindo të mos bëjë lojë me interesat kombëtare të vendit tonë”, tha Meta.  

Kësaj çështje iu rikthye edhe pas takimit. “Shumë shpejt kjo farë e keqe që shpiku këtë lloj Rilindje do ta marrë përgjigjen dhe le të tmerrohen nga vlerësimi i heronjve dhe dëshmorëve. Heronjtë na frymëzojnë për të ëuar Shqipërinë përpara dhe për të shkelmuar çdo pengesë që do i vihet çeljes së negociatave”, tha Meta.

Presidenti iu përgjigj edhe akuzave se ai është bërë njësh me politikat e opozitës dhe akuzoi mazhorancën se shkeli 5 qershorin dhe po punon kundër integrimit.

Tani do të bëj një pyetje. Përse janë kundër 5 qershorit? Pse janë kundër zgjedhjeve të lira e të ndershme. Pse janë për bllokimin e çeljes së negociatave mes Shqipërisë dhe BE. A ka ndryshuar gjë programi i PS? Pse e vënë në dyshim sovranitetin e Kosovës. Pse hodhën në gjyq kryeministrin e Kosovës, kush ua kërkoi?”, ishin pyetjet që ngriti kreu i shtetit.

Presidenti tha se kryeministri Rama është i frikësuar nga humbja në zgjedhjet e 25 prillit dhe se ai si president i vendit do t’i dalë për zot Shqipërisë me shqiptarët, opozitarët dhe socialistët e ndershëm. 

Tv Klan