Në dallim nga herët e tjera kur ka shkuar në Durrës për të inspektuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit, sot Presidenti Ilir Meta është shfaqur ndryshe.

Nga bregdeti i Durrësit, Presidenti ka bërë një urim për skuadrën skoceze të “Celtic”, që ka kaluar në fazën tjetër të “Europa League”.

“Nga bregdeti i Durrësit dua t’ju uroj sot edhe njëherë të gjithë tifozëve të CelticFC. Për fitoren e #BetfredCupFinal, si dhe për kualifikimin për në fazën tjetër të Europa League. Hail Hail”, ka thënë Presidenti Ilir Meta i veshur me uniformën sportive të Celtic në një video të publikuar në Instagramin e tij. /tvklan.al