Avioni i “Air Albania” do të mbulojë linjat me Italinë

Ky është Migjeni, është avioni i flotës së Air Albania që së shpejti pritet të nisë fluturimet në fillim të vjeshtës nga Tirana drejt Milanos, Romës dhe Bolonjës.

Boeing 737 i vitit prodhim i vitit 2016, që mban emrin e poetit të njohur të viteve ’30, do të ketë një shërbim të standardeve të larta. Teksa ka ndarë detajet e para dhe fotot nga avioni i i ri i Air Albania, Kryeministri Rama, ku si asnjëherë më parë udhëtarët e Rinasit do të shërbehen nga trupa shqiptare e stjuartëve, do të ketë ushqimi dhe televizor për çdo pasagjer.

“Gur gur bëhet mur, mur pas muri bëhet kalaja thotë Populli, po normal që çdo popull ka të paduruarit e të pagdhendurit e vet, kështu që rroftë puna se ajo mbetet, ndërsa llafet lum kush i duron deri kur t’i marrë era”.

“Migjeni” është avioni i dytë i flotës së Air Albanias pas “Lasgushit” që mbulon Stambollin. Kryeministri zbulon se në fund të vitit, flotës do t’i shtohet “Naimi” për destinacione të tjera europiane dhe më tej do të vijë “Noli” për linjën direkte Shqipëri-Amerikë.

Më tutje, sipas tij do të vazhdojë zgjerimi i flotës me të tjerë, bazuar mbi suksesin e fazës së parë.

Tv Klan