Qytetarët mendojnë se kryeministri Sanchez nuk ka bërë sa duhet për ekonominë e vendit
Mijëra njerëz protestuan në qendër të Madridit kundër qeverisë socialiste të Spanjës, të cilën ata e akuzojnë për minimin e kushtetutës spanjolle.
Rreth 30,000 njerëz u mblodhën përballë bashkisë së kryeqytetit spanjoll ku u panë duke valëvitur flamujt spanjollë. Me thirrjet “tradhtar” dhe “dorëhiqu”, këta protestues ju drejtuan kryeministrit Pedro Sanchez.
“Mendoj se ishte e nevojshme të vija dhe të thoja mjaft, jetike është që të dalim nga kjo krizë ekonomike që e kemi kaq të rëndësishme dhe që paratë të mos shpenzohen për gjëra të tepërta që nuk kanë rëndësi për popullin spanjoll”.
Çështja ekonomike duket se mbetet shqetësimi kryesor për këta protestues të cilët mendojnë se qeveria duhet të bëjë më shumë.
“Për sa i përket ekonomisë, mua personalisht nuk më pëlqen reagimi i qeverisë, nuk më duket se po bëhet gjithçka për të nxjerrë Spanjën nga kjo krizë. Është gjithashtu e vërtetë se është një krizë botërore dhe të gjithë së bashku do të dalim prej saj. Por mbi të gjitha kjo protestë është më shumë se sa thjesht çështje ekonomike, është për demokracinë tonë, për integritetin e vendit .”
Shumë qytetarë kanë shprehur gjithashtu zemërimin e tyre mbi ligjin kryesor kundër dhunës seksuale, në të cilin dënimet për përdhunimet janë ashpërsuar, por dënimet për vepra të tjera seksuale janë lehtësuar.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 