Spektakël në ndeshjen e bamirësisë

15 vite pasi është shkëputur nga boksi Mike Tyson rikthehet të japë spektakël në ring. Në “Staples Center” të Los Angeles përballë ish boksierit tjetër Roy Jones, ishte një ndeshje për bamirësi dhe që sipas jurisë së këtij takimi çdo gjë përfundoi në barazim.

Tyson tashmë 54-vjeçar, kishte nisur të stërvitej edhe një herë për këtë ndeshje të veçantë. Madje përgatitësit e tij patën deklaruar se ai bokson si një 20-vjeçar.

Në fakt ndeshja ishte vërtetë emocionuese. Plot 8 raunde nga 2 minuta për dy ish-peshat e rënda. Në fund gjithçka përfundoi miqësisht edhe mes sportistëve dhe pa shumë dëmtime fizike.

Të dy boksierët pretenduan se ishin fitues por e pranuan verdiktin e jurisë. Vetë Tyson nuk e fshehu kënaqësisë e rikthimit në ring madje sugjeroi se ndoshta do të ishte mirë të zhvillohej një tjetër përballe për të nxjerrë fituesit mes tyre.

Kjo është më e madhe se sa të ndeshesh dhe të fitosh një kampionat. Tashmë jemi me një qëllim bamirësie dhe po ndihmojmë njerëzit. Mundemi dhe duhet ta bëjmë ndeshjen e dytë”, tha Mike Tyson.

Doja të Fitoja. Luftova fort dhe e kuptoj përse vendosën për barazim. Nuk ka rëndësi ajo çfarë kemi bërë në të shkuarën, por ajo çfarë bëmë sot. Jam i sfilitur por më pëlqeu kjo ndeshje dhe jam gati të stërvitem për ta ribërë”, u shpreh Roy Jones.

Të ardhurat nga kjo ndeshje do të shkojnë për personelin mjekësor që lufton kundër COVID-19.

Tv Klan