Leao barazon Rui Costa, Pioli për penalltinë e Koopmeiners: Nuk ishte!
Milan shpërdoroi një tjetër mundësi për të mbajtur hapin e Interit në garën për titull në Serie A. Për të dytin takim radhazi, kuqezinjtë dështuan për të fituar, pasi këtë herë u ndalën në barazim 1-1 ndaj Atalantës. Skuadra e Stefano Piolit mori avantazhin shumë shpejt, me Leao që në minutën e 3-të.
Portugezi shpërtheu në krahun e majtë për të shënuar golin e 42-të në kampionatin italian. Leao bëhet i dyti portugez që kap këtë kuotë golash në Serie A, për të barazuar një legjendë si Rui Costa. Sulmuesi portugez gjeti golin në kampionat pas shumë muajsh, diçka që për herë të fundit e kishte festuar në shtator 2023.
Atalanta reagoi pas një penalltie të fituar mes shumë polemikash. Koopmejners përktheu në gol 11 metërshin, për të qenë një prej katër mesfushorëve në 5 kampionatet kryesore të Europës që ka shënuar të paktën 10 gola në dy sezonet e fundit. Mesfushori barazohet me emra si Foden, Belingam dhe Grifo.
“Kishim shumë mundësi për ta fituar ndeshjen, por edhe ndaj Atalantës humbëm pikë. Nuk ia dolëm sërish që të shënonim një gol më shumë se kundërshtari. E them me bindje se kjo ishte ndeshja më e mirë që kur jam tek Milani. Penalltia e tyre nuk ishte. Ishte një episod që nuk duhej të na ndëshkonte”.
Pas 26 javësh, Milan numëron 53 pikë në vendin e tretë, distancuar me 13 nga Interi kryesues dhe në pozita komode për një vend në Champions League.
Klan News