Reagime të ashpra nga palestinezët: Provokim

Vizita e Ministrit Izraelit të Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor, ka sjellë reagimin e ashpër të palestinezve.

Ata e kanë cilësuar provokim të paprecedentë pjesëmarrjen e Ben-Gvirit, përfaqësues i ekstremit të djathtë dhe se grupi palestinez që qeveris Rripin e Gazës paralajmëroi se me këtë veprim të ministrit izraelit të sigurië u shkel “vijën e kuqe”.

“Ne e dënojmë këtë depërtim provokues dhe e mbajmë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu drejtpërdrejt përgjegjës për këtë akt. Kjo do të ndikojë në situatën dhe ne e konsiderojmë këtë depërtim si një ftesë zyrtare izraelite për një nisje dhune në terren që do të jetë e vështirë të kontrollohet. Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe veçanërisht administrata amerikane të lëvizë menjëherë dhe të ndalojë veprimtarinë e kësaj qeverie”.

Tensionet në Rripin e Gazës janë rritur pas ardhjes në pushtet të qeverisë së re nacionaliste të Izraelit. Vizita e ministrit Ben-Gvir në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor ishte e para pas betimit të qeverisë së Kryeministrit Netanjahu

Ben-Gvir ka kërkuar prej kohësh që hebrenjtë të kenë akses më të madh në vendin e shenjtë, i cili njihet si i tillë jo vetëm nga hebrenjtëë, por edhe nga  palestinezët, duke u renditur i treti pas Mekës e Medinës, që vizitojnë myslimanët.

Palestinezët i druhen faktit se kjo vizitë mund të çojë në një ndryshim të status quo-së, pasi izraelitët e ekstremit të djathtë kanë bërë thirrje për të ndërtuar një tempull hebre në vendin ku ngrihet Xhamia Al Aksa.

Tv Klan

/tvklan.al