Japonezi ndihmoi një peshk, ishte i pangrënë për një kohë të gjatë

Kafshët herë pas here kanë vërtetuar se ata janë me të vërtetë miqtë më të mirë të njeriut.

Hiroyuki Arakawa është ndoshta njeriu që di më shumë për këtë. Zhytësi japonez ndodhet në një simbiozë të veçantë dashurie me një peshk të llojit, Semicossyphus reticulatus. Historia nisi në vitin e largët 1987 pranë Gjirit Tateyama në Japoninë lindore dhe që prej asaj kohe, zhytësi japonez gjen kohë të paktën një herë në vit për ta takuar peshkun e pagëzuar me emrin Yoriko.

Hiroyuki po pastronte mbetjet në një faltore të zhytur në Shinto kur pa peshkun se ishte i sëmurë dhe ndoshta nuk ishte ushqyer për një kohë të gjatë. “E ushqeva me pesë gaforre për dhjetë ditë dhe ai u bë më mirë”, tregon Hiroyuki, që shton se shoqëria e tyre vijon të jetë e fortë dhe krejt e natyrshme. Sa herë takohen bashkë, nis loja.

Semicossyphus reticulatus është i njohur nga vendasit si peshku me kokë deleje. Specialistët tregojnë se një peshk i këtij lloji jeton nga 15 deri në 35 vite. Ato janë peshq të cilët kryesisht i gjejnë në fund të oqeanit, kanë një gjatësi mesatare prej një metër dhe peshojnë 14.7 kilogramë.

Klan Plus