Kategoria Superiore do të rikthehet sot në fushë, ku java e 11 do të nisë me dy sfida në orën 13:30.
Tirana do të presë në “Selman Stërmasi” skuadrën e Teutës. Kryeqytetasit nuk fitojnë prej 3 ndeshjesh dhe do të kërkojnë që të marrin pikët maksimale në shtëpi.
Situata është pothuajse e njëjtë në kampin durrsak, me ekipin e Edlir Tetovës që do të tentojë kthesën e menjëhershme pas dy humbjeve radhazi.
Në po të njëjtin orar do të luhet edhe takimi Laçi-Partizani.
Të kuqtë vijnë në këtë sfidë me besimin e shtuar pas fitores me Teutën në Durrës, ndërsa Laçi do të shfrytëzojë faktorin fushë.
Dita e sotme do të mbyllet me ndeshjen Vllaznia-Elbasani e cila do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 18:30.
Ndërkohë e diela ka rezervuar dy takime të tjera. Dinamo-Skënderbeu dhe Egnatia-Vora.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
