Uiski, qeni që Eranda Libohova rrëfeu disa muaj më parë në “Rudina” në Tv Klan se e kishte gjetur, në fakt iu kishte humbur pronarëve të tij. Një ditë pas programit, ata kontaktuan me këngëtaren, e cila jua ktheu dhe fatmirësisht, shtëpitë e tyre ndodhen pranë ndaj e ka vizituar shpesh qenushin. Megjithatë, një ditë ndodhi një ngjarje sa e habitshme, aq edhe e gëzueshme.
Eranda Libohova: Ndodhi diçka tjetër që një ditë, paradite unë dëgjoj mbrapa kangjellave të shtëpisë një kuisje qeni. Kthej kokën dhe shikoj Uiskin prapa gardhit. Ai po kërkonte të vinte në shtëpi dhe unë thashë po çne Uiski, Uiskin e dija atje, në familje. Kthej kokën, po ti këtu?, i them, i hap derën, e marr. e fus brenda dhe i bëj telefon zonjës së shtëpisë, i them shiko se Uiski ka ardhur këtu. “Ah, mistreci ka ardhur prapë ai” dhe pastaj mora vesh që nuk ishte hera e parë, por atë ditë qëllova unë në oborr. Ai ka ardhur disa herë.
Dhe me thënë të drejtën, që nga ky moment unë reflektova dhe ia kërkova, i thashë a ka mundësi që unë ta kem Uiskin prapë? Se okej, ky ju do dhe juve por më do dhe mua dhe problemi është që ky duke ardhur vazhdimisht, duke bërë atë rrugën e fshatit, mund t’i qëllojë përsëri ajo që i ka ndodhur,mund ta kafshojnë qentë dhe mund mos ta dimë më fatin e tij dhe mund të pësojë prapë një gjë të tillë. Edhe ato thanë “me shumë qejf, mund ta mbash”./tvklan.al
/tvklan.al












Botërori 2026 
