Agjensia Ndërkombëtare e Vlerësimit të Kreditit Moody-s, ka rritur vlerësimin për ekonominë shqiptare duke e kaluar nga e qëndrueshme në pozitive por ka mbajtur të pandryshueshme notën e vlerësimit “BA3”.
Sipas kësaj angjensie, ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.6% në vitin 2026, ndërsa vlerësohet qëndrueshmëria ndaj efekteve të konfliktit në Lindjen e Mesme, falë mbështetjes tek energjia e rinovueshme.
Edhe borxhi publik parashikohet të vijojë uljen duke zbritur nga 52.9% e PBB-së në fund të vitit 2025 në 50.2% në vitin 2027. Ky vlerësim për ministrin e Financave Petrit Malaj, është tregues i forcimit të stabilitetit ekonomik dhe reformave të ndërmarra.
“Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit Moody’s ka përmirësuar perspektivën e Shqipërisë nga ‘e qëndrueshme’ në “pozitive”. Me fjalë më të thjeshta agjencia po thotë se Shqipëria po ecën në rrugën e duhur. Prej më shumë se 3 vitesh Shqipëria po regjistron rritje ekonomike të qëndrueshme, rritje të të ardhurave dhe ulje të borxhit publik. Njëherazi reformat që jemi duke ndërmarrë në rrugën drejt BE po japin rezultatet e para dhe që po njihen ndërkombëtarisht”, tha Ministri i Financave, Petrit Malaj.
Prurjet neto të investimeve të huaja direkte mbetën të konsiderueshme, rreth 5% e PBB-së në vitin 2025 dhe në tremujorin e parë të vitit 2026.
Gjithashtu, agjensia vlerëson edhe progresin e Shqipërisë në negociatat me Bashkimin Europian dhe financimet që vendi përfiton përmes instrumentave të paraanëtarësimit dhe planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 