Qyteti i Vlorës është më i godituri nga reshjet e shiut të kësaj të premteje. Gjatë pasdites situata ka qenë kaotike, shumë rrugë u bllokuan duke paralizuar lëvizjen e mjeteve. Problematika ka pasur në rrugën ‘Albano’ dhe ‘Romina’ ku niveli i ujit mbuloi mjetet e parkuara.

Situatë e rëndë ka qenë dhe në rrugën lidhëse të autostradës Fier-Vlorë me atë Transballkanike. Pronarët e kësaj farmacie mbetën të bllokuar për disa minuta. U desh ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës që ata të kalonin rrezikun. Vërshimi i ujit në rrugë shkaktoi jo pak probleme tek biznetet e kateve të para.

Reshjet e vazhdueshme të shiut këtë të premte në Vlorë shkaktuan dhe aksidente në rrugë, por fatmirësisht pa lëndime në njerëz. Përmbytje masive dhe dëme ka pasur dhe në zonën e Manastirit të Zvërnecit. Në mbrëmje reshjet kanë pushuar, por sipas kryetarit të Bashkisë, Ermal Dredha, gjendja mbetet e vështirë.

Nga përmbytjet kanë rrezikuar shumë banesa. Në ndihmë të pushtetit vendor të Vlorës kanë shkuar Agjencia e Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura me shumë mjete si dhe 36 efektivë të ushtrisë.

Klan News