Maratona “Swing” ndalon në Shkodër

Një tren shumëngjyrësh, brenda të cilit koha është kthyer pas. Të veshur me sharmin e vitëve ‘40 – ‘50, adhurues jazz-it.

Udhëtuan nga Tirana drejt Shkodrës për të përkujtuar ditën ndërkombëtare të kesaj rryme muzikore.

“Andrra n’tren” fali për ta një paskthim të bukur dhe emocional.

Spektakli vijoi në rrugët e qytetit të Shkodrës, aty ku për orë të tëra u këndua dhe kërcye nën ritmet e këngëve më të njohura të jazzit.

Një surprizë e bukur kjo edhe për vetë shkodranët që iu bashkuan atmosferës fantastike.

Muzika jazz përkujtohet çdo 30 Prill në mbarë botën, e prej disa vitesh është kthyer në një traditë edhe në Shqipëri.

Tv Klan