Napoli mundi Lazion 4-0 ne ndeshjen e fundit të javës së 14 të Serisë A dhe kryeson i vetëm me 35 pikë. Ndeshja u vendos në 45 minutat e para, që u dominua nga “të kaltrit”.

Napoli kaloi në avantazh pas 7 minutash me anë të Zielinskit. Miqtë u tronditën nga goli i dytë pas vetëm 3 minutash nga Mertens, i cili në të ‘29 realizoi të tretin, duke e përcaktuar fatin e ndeshjes.

Pjesa e dytë ishte me ritëm më të ulët, por Lazio ishte i paqartë përpara portës. Në të ‘85, Ruiz shënoi golin e katërt. Ish-napolitanët, Hysaj dhe trajneri Sarri largohen me humbje nga stadiumi “Maradona”.

Roma mori fitoren e dytë radhazi në Serinë A, pasi mundi Torinon në shtëpi me rezultatin 1-0. Me tri pikët e marra, verdhekuqtë konsolidojnë vendin e pestë në klasifikim. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Abraham në minutën ‘32 të lojës.

Klan News