23 finalistë për International Grand Final

Nata e tretë e festivalit të Kënga Magjike iu kushtua këngës shqiptare. E quajtur finalja Shqiptare, 20 artistë të mirënjohur të skenës sonë garues në këtë edicion të 23-të performuan mbrëmë sërish para audiencës.

Por ndryshe nga dy netët gjysmëfinale, mbrëmjen e kaluar ata u thirrën në skenë nga artistët e huaj, të cilët jo vetëm folën shqip, por edhe kënduan shqip duke ngritur ne këmbë publikun.

Mbrëmja e mbrëmshme po ashtu rezervoi shumë emocione për artistët. Në fund të mbrëmjes se gjatë me performanca të bukura, u shpallën emrat që prekin finalen e madhe në këtë edicion të 23-të. 10 artistë të huaj dhe 13 artistë shqiptarë do të ngjiten sërish në skenë teksa finalistët rrëfejnë emocionin për të gjithë rrugëtimin në kënga magjike.

Sardi Strugaj: Unë personalisht për atë emocionin që marr në skenë jetoj.

Marsela Çibukaj: Jam shumë e gëzuar, rritet akoma më shumë përgjegjësia, rritet akoma më shumë emocioni, e lumtur që do ndajmë këtë moment me kolegët.

Xhesika Polo: Duke qenë se kënga ka pasur një feedback shumë të madh edhe e ka tejkaluar pritshmërinë time në nivele shumë të larta, edhe ndonjëherë nga ajo kënaqësia dhe lumturia e madhe fillon edhe emocionohesh shumë.

Alvan: Jam shumë i lumtur që jam këtu. E kam shijuar çdo moment. Skena është vendi im. Për mua është një fitore vetëm të qenurit këtu për të bërë muzikë dhe për t’u njohur me artistë të tjerë. Është si një ëndërr.

International Grand Final, do të mbahet ditën  e shtunë ku do të ndahen çmimet për muzikën më të mirë shqiptare, atë të huaj dhe artistët e rinj.

Tv Klan