Gjiknuri: “Revolucioni” i Berishës u shfry si tullumbace
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar për akuzat që kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha bëri ndaj tij.
“Falenderoj kandidatin për kryetar bashkie të Tiranës, nga koha e kioskave në Lanë e parqe, Sali Berishën për vizitën tek dera e bashkisë! Më në fund një kandidat gjysmë-komik e gjysmë-serioz, sesa një tërësisht komik! E ftoj të vijë serish në 15 Maj ta falënderoj për garën!”, shkroi Veliaj në rrjetet sociale.
Për protestën reagoi dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, i cili shkroi në rrjetet sociale: Revolucioni Berisha-Meta, siç nisi i dëshpëruar nga Bulevardi, u shfry si tullumbace në oborrin e PS-së.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 