Aktorët me ngjyrë, letër Hollywood-it: Jo policë që rrahin vetëm afroamerikanë

Më shumë se 300 aktorë me ngjyrë, si dhe producentë filmash përfshirë aktorin Idriz Elba, Queen Latifa, Billy Porter, i kanë dërguar letër Hollywood që të ndalojë së prodhuari filma me policë që ushtrojnë dhunë. Sipas tyre, Akademia më e madhe e filmave duhet që të investojë më shumë në prodhimin e filmave kundër racizmit.

Në letrën e hapur drejtuar drejtuesve të Hollywood, aktorët kanë sulmuar të ashtëquajturën industrinë e supermacisë së të bardhëve dhe se ajo mbështet dhunën policore dhe zhvlerëson kulturën e njerëzve me ngjyrë.

Letra e shkruajtur nga grupi “Hollywood për njerëzit e zinj“, është paraqitur në mesin e një periudhe mjaft të vështirë politike dhe kulturore pas protestave të dhunshme që u përhapën në të gjithë botën nga vrasja e afroamerikanit George Floyd.

Kërkesa specifike e aktorëve është që policët të mos marrin pjesë teksa xhirohen skenat, si ushtrimin e presionit tek autoritetet e Los Angelos për të ulur buxhetet për policinë dhe studiot televizive të punësojnë më shumë të zinj në poste ekzekutive.

Dy javë më parë rrjeti Paramount, një kanal televiziv kabllor, hoqi nga transmetimi edhe një reality show të quajtur “Policët”.  I shfaqur për herë të parë në 1989 në FOX News, ky reality show u kritikua pasi tregonte brutalitetin dhe dhunën që ushtronin policët ndaj njerëzve me ngjyrë në veçanti.

Shumë personazhe publike si Jimmy Kennel dhe Jimmy Fallon, përfshirë edhe aktoren amerikane Tina Fey kanë kërkuar falje publike që kanë mbajtur maska të zeza në showt e tyre televiziv ose kanë krijuar personazhe të bardhesh që vishen e sillen si njerëz të zinj.

Klan Plus