78 vjet më parë avioni “Halifax HR674” i skuadrës “Special Duty” u ngrit në fluturim për të ndihmuar trupat shqiptare dhe britanike që luftonin kundër pushtuesit antifashist. Pjesë e ekuipazhit ishte rreshteri britanik, Peter Twiddy, I cili fatkeqësisht humbi jetën pasi avioni u rrëzua në Dukat. Pikërisht në 100-vjetorin e lindjes së tij u zhvillua në Tiranë ceremonia e varrimit të eshtrave të rreshterit në Varrezat Përkujtimore të Parkut të Madh.
Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith u shpreh se ky është një nderim për sakrificën e rreshterit që tregoi përkrah Shqipërisë.

“Sot ne i bëjmë homazh anëtarit të njërit prej ekuipazheve “Special Duty”, rreshterit Peter Twiddy, i cili bëri sakrificën e fundit për Mbretërinë e Bashkuar, për Shqipërinë dhe për paqen në Evropë.
Rreshter Twiddy, në emër të Madhërisë së Saj, Mbretëreshës dhe të Forcave të Armatosura, unë ju nderoj për sakrificën tuaj. Ju jeni shëmbëlltyra e të gjithë të rinjve britanikë, shqiptarë dhe të kombeve të tjera aleatë që dhanë jetën për të çliruar të tjerët dhe për të na mbrojtur të gjithëve.
Britania e Madhe vajton të vdekurit e saj përtej detit. Të rënë për kauzën e lirisë”.
Nga muaji në vijim dhe gjatë gjithë vitit të ardhshëm, 100 vjet pasi u hapën misionet diplomatike mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, dy vendet do të kremtojnë njëqindvjeçarin e marrëdhënieve.
Klan News












Botërori 2026 