Skuadra e Vatikanit ul në stol trajnerin Edi Reja

Pasi mbylli me sukses eliminatoret e Kupës së Botës së Katarit në stolin e kombëtares shqiptare, trajneri Edi Reja ka marrë drejtimin e ekipit të Vatikanit. Nuk bëhet fjalë për një zyrtarizim të tij në stol, por vetëm për miqësoren me temë “Vëllezër të gjithë”, turne i mbajtur këtë fundjavë në qendrën stërvitore të Lazios në Formelo.

Reja drejtoi nga stoli ekipin e Vatikanit, përbërë nga punonjës dhe zyrtarë që shërbejnë pranë Papës, e cila përfundoi me shifrat e barabarta 7-7. Sfida u gjykua nga një prej sulmuesve më të mirë në qarkullim, Ciro Immobile. Objektivi i ndeshjes ishte lufta kundër të gjitha formave të diskriminimit. 

Klan News