Disa ditë pas emërimit në krye të Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika ka propozuar ndryshimet e para, të cilat janë firmosur nga drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Oliger Torba i cili mbante detyrën e shefit të komisariatit nr.1 në kryeqytet merr drejtimin e komisariatit nr 5, i njohur si i Kamzës.

Altin Lila nga komisariati nr 5 emërohet shef në komisariatin nr 3. Në vend të Torbës u emërua tek komisariati nr.1 Bujar Mehmeti. Edmond Pjetri është emëruar shef i komisariatit nr 2, detyrë të cilën e mbante Ledio Lushka.  Petrit Halo nga kjo e mërkurë do të marrë drejtimin e komisariatit nr 4, që zëvendëson Agim Hoxhën.

Në kuadër të këtyre lëvizjeve, Komisariati i Shijakut tashmë do të udhëhiqet nga Sali Skura, i cili mbante detyrë e shefit të komisariatit të Kavajës. Në vend të tij është emëruar Emiljano Pashaj. Ndërsa Agim Hoxha dhe Edmond Meshini janë emëruar Specialistë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. gjithashtu Julian Qyta ka marrë detyrën e Shefit në sektorin e krimit të organizuar në Policinë e Tiranës. të vetmit që nuk pësuan ndryshime janë, komisariati nr.6, i Vorës dhe i Rinasit.

Klan News