#NëKurthinePiterPan | Talent-show me fëmijët “me të zgjuar”, gazetarët e të ardhmes dhe të ftuar speciale VIP. Një format “i ngrohtë”, i këndshëm, me shumë batuta humori, me fëmijë talente që nuk i keni parë kurrë më parë në TV shqiptare! Një gjë është e sigurtë: Ata nuk janë të turpshëm! Një format nga #VeraGrabocka & #AlketaVejsiu çdo të premte 21:00 në #TvKlan.

Big Basta kërkon falje për tekstet e këngëve: Nuk do përdor më fjalë të pista

Big Basta është një nga reperët e njohur të skenës shqiptare. Por në tekstet e tij, si dhe të reperëve të tjerë, ka fjalë jo etike.

Ai është pyetur për këtë fakt në spektaklin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan dhe ka premtuar se nuk do të përdorë më fjalë të papërshtatshme në tekstet e tij muzikore.

Tea: Mami im ka dëgjuar që në disa tekstet e tua ti ke thënë disa fjalë të pista dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer fare po fare. Tani ti je i paedukatë apo vetëm i thua për këngën?

Alketa Vejsiu: Po, ka një diskutim shumë të madh në fakt për tekstet që përdoren nga repistët në këngë, këngë që bëhen virale për moshat e vogla, për adoleshentët që ndonjëherë janë jo edukative.

Big Basta: Është e vërtetë, edhe kërkoj shumë falje në rast se ndonjë nga këngët e mia ka pasur ndonjë fjalë e cila ka qenë e pistë. Por që në asnjë moment nuk kam dashur që të ofendoj dikë dhe nuk do të thotë që jam i paedukatë sepse unë kam bërë edhe shkollën e lartë për sociologji edhe atë lëndë e kam zgjedhur vetëm për shkak se më pëlqen hip-hopi. Edhe e dija shumë që sociologjia do më ndihmonte shumë për të zgjeruar diapazonin për të zhvilluar hip-hopin edhe kulturën që unë kam dhënë gjithë jetën për të. Por që ja ku jemi këtu do ja u premtoj që të gjithëve që do mundohem që të përdor sa më pak fjalë të pista për të mos thënë fare.

“Emrin Big Basta ma ka gjetur Doktor Flori”, artisti emocionon me historinë që fshihet pas emrit të artit

Artisti shumë i dashur për publikun shqiptar, Big Basta ka treguar se çfarë fshihet pas emrit të tij të artit.

I ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, Big Basta ka treguar se emrin me të cilin i është prezantuar publikut shqiptar, ia ka gjetur këngëtari i ndjerë, Doktor Flori.

Big Basta: Unë emrin e gjatë e kam Gerald, por shkurt familja më thërret Geri, pastaj shokët më thërrasin Bigu, më thërrasin edhe Nona. Pastaj emri Big Basta erdhi më vonë dhe jam shumë me fat që emrin Big Basta ma ka gjetur një miku im që sot nuk është më mes nesh, Doktor Flori dhe kam qenë tek shtëpia e tij dhe ai ka thënë…. Se unë kisha një emër pak më gangster, më të keq dhe ai tha që “më mirë e bëjmë Big Basta dhe nuk keqkuptohet fare” dhe unë jam shumë i lumtur për këtë. Doktor Flori tha “më mirë bëje Big Basta dhe je perfekt.

“I çova një pjatë me fasule”, Big Basta zbulon si ia mori zemrën Vesa Lumës

Partnerë në skenë, partnerë edhe në jetë. Big Basta dhe Vesa Luma janë një ndër çiftet e njohur të showbizit shqiptar dhe këngëtarë mjaft të talentuar.

I ftuar në spektaklin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, Big Basta tregoi se si u njoh me Vesa Lumën. Madje ai tha se në fillimet e tyre të njohjes i dha një pjatë me fasule Vesa Lumës.

“Vesën e dua shumë sepse ne kemi shumë vite bashkë por takimin tonë të parë bashkë e kemi pasur në Dancing With the Stars. Ngaqë Vesa nuk më kërkonte tekste për artistët e tjerët i shkova i thashë po ti pse s’më ke kërkuar ndonjëherë. Pastaj aty filloi afrimitetit mes nesh.

Në atë kohë Vesa rrinte në hotel bashkë me konkurrentët e tjerë dhe mendova se i mungonin ushqimet tradicionale, i thashë mamit të më gatuante diçka dhe më bëri fasule.

Të nesërmen i çova Vesës fasule edhe ma ktheu pjatën me fasule dhe plot me dashuri”, tregoi Big Basta.

Jeton prej vitesh në Zelandë të Re, përse Big Basta shkoi deri “në fund të botës”

Geri, i njohur me emrin e artit si Big Basta është i ftuari i dytë në spektaklin e “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, i cili së bashku me bashkëshorten Vesa Luma dhe fëmijën e tyre janë kthyer nga Zelanda e Re.

Por përse zgjodhën Zelandën e Re për të jetuar?

Big Basta: Ka mirëqenien e lartë, ofron një të ardhme shumë të mirë, oferta e mirë për punë, për gjëra, edhe jeta aty shumë e mirë, shumë e qetë. Jemi shumë të lumtur. Megjithatë kurrë mos thuaj kurrë. Edhe Shqipëria është opsion shumë i mirë për ne për momentin. Familja është ajo që na mungon.

/tvklan.al