UEFA do të ekzaminojë financat e PSG nëse klubi francez blen futbollistin e Barcelonës Neymar. Për të siguruar se fair-play financiar nuk është shkelur, organizmi europian i futbollit, ka paralajmëruar se do të ndërmarrë seriozisht në analizë llogaritë e klubit. Raportohet se PSG është gati të thyejë rekordin e transferimit për Neymar duke paguar 222 milionë euro Barcelonës, për klauzolën e prishjes së njëanëshme të kontratës.

Mediat spanjolle shkruajnë se Josep Maria Bartomeu, Presidenti i Barcelonës, ka thënë se do të ishte e pamundur që një klub të blejë futbollistin neumar dhe të mos shkelë rregullat e Fair – Play Financiar. PSG që është në pronësi të Qatar Sports Investments, u gjobit me 60 milionë euro në 2014 për shkelje të këtyre rregullave të cilat sanksionojnë që klubi duhet të faktojë që nuk ka deficit më shumë se 30 milionë euro në 3 vitet e fundit.

Që prej 2011 deficiti i klubeve europiane të futbollit është ulur nga 1.7 miliardë euro në më pak se 300 milionë falë rregullave të fair – play financiar.

Tv Klan