Nga një ide e lindur në klasën e gjuhës angleze, në skenën e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove “Skampa 28”.
Ky është rrugëtimi i shfaqjes “Drita mes nesh”, që bashkoi 12 nxënës të talentuar të gjimnazit “Dhaskal Todri” në Elbasan.
Përmes teatrit dhe gjuhës angleze, të rinjtë sollën në skenë një mesazh të fortë kundër bullizmit, paragjykimit dhe përjashtimit, duke e kthyer artin në një formë sensibilizimi dhe reflektimi për shoqërinë.
Për mësuesen e gjuhës angleze Lutfije Bejtja, kjo shfaqje shkon përtej një aktiviteti artistik.
Është një dëshmi e potencialit të të rinjve dhe e asaj që mund të arrihet kur talenti, pasioni, puna dhe mbështetja e një mësuesi bashkohen në një projekt të përbashkët.
Por kjo eksperiencë është një sfidë edhe për vetë nxënësit. Për ta, skena është një mundësi për të provuar veten, për të interpretuar në një gjuhë të huaj dhe për të përcjellë përmes roleve të tyre një mesazh që i përket një realiteti me të cilin përballen të rinjtë edhe sot.
Eksperienca në skenën e festivalit pritet të jetë vetëm një nga aktivitetet artistike që do të vijojnë në gjimnazin “Dhaskal Todri”.
Angazhimi i stafit pedagogjik synon t’u krijojnë nxënësve më shumë hapësira për të shfaqur talentin, por edhe për të përcjellë përmes artit mesazhe me rëndësi shoqërore.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 