“Kapet mat” gjatë pushimeve me Kejdis Bardhin

Nikolo Zaniolo, sulmuesi i famshëm i Romës duket se po kalon një romancë të zjarrtë këtë verë me parukieren e njohur mes VIP-ave italianë, shqiptaren Kejdis Bardhi.

Mediat rozë kanë publikuar foto nga momentet e tyre sëbashku, teksa po kalojnë pushimet në ishullin e Poncës, përballë brigjeve të Napolit.

Në foto shfaqen të dy të përqafuar, duke lundruar me Jaht. Të dy shfaqen shpesh duke u përqafuar. Shqiptarja duket me bikini që i ekspozojnë linja perfekte.

Në media shtrohet pyetja, nëse bëhet fjalë për një romancë të momentit, apo ky mund të jetë momenti i nisjes së një lidhjeje të re për futbollistin 22-vjeçar, i cili ka edhe një djalë të vogël, por është i pamartuar. Gjithçka mbetet për t’u zbuluar.

Tv Klan