Përmbytjet e përsëritura vijojnë të mbeten një shqetësim për Durrësin, ku reshjet intensive shkaktojnë grumbullimin e ujërave në disa zona të qytetit.
Për të përmirësuar situatën, Bashkia ka nisur ndërhyrjet për pastrimin dhe rehabilitimin e rrjetit kullues.
Me një sondë me presion të lartë, po pastrohen kolektorët e ujërave të shiut në rrugën “Vëllazërimi”, në zonën e ish-Kënetës.
Prej disa ditësh, puna është përqendruar në largimin e materialeve të depozituara, me qëllim rritjen e kapacitetit të shkarkimit të ujërave.
Ndërhyrjet do të vijojnë në zonën e Stadiumit, në rrugët “Kristo Sotiri” dhe “Hysen Kërtusha”, si dhe në sistemin Spitallë–Porto Romano.
Ndërkohë, në lagjen nr. 1 po sistemohen kanalizimet e ujërave të bardha, në një investim prej rreth 35 milionë lekësh. Stacione pompimi parashikohen edhe në rrugët “Taulantia” dhe “Jahja Ballhysa”.
Krahas këtyre ndërhyrjeve, nga prilli deri në tetor janë pastruar rreth 60 mijë metra linearë kanale kulluese në territorin e bashkisë.
Pavarësisht ndërhyrjeve, përmbytjet mbeten një problematikë e përsëritur për Durrësin, ndërsa rezultatet e investimeve pritet të shihen me reshjet e ardhshme.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 