Mbyllet në barazim 1-1 sfida Çeki-Shqipëri. Kuqezinjtë marrin 1 pikë me shumë vlerë në këtë rrugëtim drejt Euro 2024.

Të parët që shënuan ishin çekët, me anë të Černý në minutën e 56.Por Shqipëria nuk u dorëzua. Kuqezinjtë shënuan në të 66-tën me anë të Bajramit.

Një super gol që na jep shpresë për një biletë në Gjermani vitin tjetër. Kështu Shqipëria qëndron në vendin e dytë me 7 pikë. Çekët vijojnë të kryesojnë me 8 pikë.

Pas nesh janë polakët që falë fitores me Ishujt Faroe shkojnë në kuotën e 6 pikëve. Sfida e radhës është ajo me Poloninë më 10 Shtator. Një finale në “Air Albania” që do të transmetohet në Tv Klan në orën 20:45 të së dielës.


Çekia: Pavlenka (GK), Holeš, Brabec, Krejčí (Chytil), Coufal, Souček (C), Král, Provod, Černý (Hlozek), Kuchta (Jureçka), Čvančara (Lingr)


SHQIPËRIA: Berisha (GK), Hysaj, Ismajli, Gjimshiti (C), Mitaj, Ramadani, Asllani (Bare), Bajrami (Gjasula), Seferi (Uzuni), Asani (Muja), Cikalleshi (Daku)


Arbitër: Anthony Taylor (Angli) / Asisentë: Gary Beswick & Lee Betts (Angli) / VAR: Darren England (Angli)


Stadiumi: Fortuna Arena, Pragë


Zhvillimi i ndeshjes minutë pas minute

90’ + 7 – Mbyllet barazim 1-1 Çeki-Shqipëri.

90’ + 5 – Karton i verdhë për Provod. Ramadani ishte duke vrapuar rrezikshëm drejt zonës. Faull taktik që na jep një mundësi për të shënuar dy minuta para fundit, por nuk shfrytëzohet siç duhet.

90’ – 7 minuta shtesë jep arbitri i katërt.

85’ – Zëvendësime për Çekinë. Largohet Krejči, në fushën e lojës Chytil. Largohet edhe Čvančara. Futet Lingr.

83’ – Tjetër zëvendësim për Shqipërinë. Futet Uzuni në fushën e lojës. Largohet Seferi. Largohet edhe Bajrami. Futet në fushën e lojës Gjasula.

83’ – Kuqezinjtë fitojnë një top në mesfushë. Nuk përfiton Daku. I jep një top të fortë Mujës. Rivënie anësore për Shqipërinë.

78’ – Luftojnë fort kuqezinjtë. Bëjnë presion të lartë në mesfushën e Çekisë. Futja e Keidi Bares u ka dhënë shumë energji.   

73’ – Etrit Berisha bën mrekullinë. Bën të pamundurën pas një gjuajtje me kokë nga Krejçi. Më pas Ismajli nxjerr topin në goditje këndi.

70’ – Dy zëvendësime edhe për Çekinë. Largohet Černý. Në fushën e lojës Hlozek. Largohet edhe Kuchta. Futet Jureçka.

69’ – Largohet Asllani. Në fushën e lojës Keidi Bare. Largohet edhe Asani, në fushën e lojës Arbnor Muja.

66’ – Goooooooooooool! Çfarë bën Nedim Bajrami! Shqipëria barazon me një gol spektakolar.

59’ – Largohet Cikalleshi, futet në fushën e lojës Daku.

58’ – Rrezikon sërish Çekia. Moment i vështirë për Shqipërinë. Rezultati mbetet 0-1.

56’ – Shënon Çekia, por Taylor sinjalizon pozicion jashtë loje. VAR konfirmon lajmin e keq për Shqipërinë. Rezultati 1-0 për Çekinë. Shënon Černý.

47’ – Rasti më i rrezikshëm. Shqipëria gabon shumë e këtë e bën edhe në mbrojtje. Çekët shënojnë, por nuk vlen goli i tyre për pozicion jashtë loje. VAR konfirmon gjithçka.

45’ – Nis pjesa e dytë Çeki-Shqipëri!

Mbyllet barazim 0-0 pjesa e parë Çeki-Shqipëri. Të dyja skuadrat luftojnë shumë. Çekët nuk kanë përfituar nga disa gabime të kuqezinjve. Po ashtu, as lojtarët e kombëtares nuk kanë qenë të saktë në aksionet e tyre. Një dominim i lehtë nga çekët, por Shqipëria vijon të qëndrojë fort dhe rrezikon sapo i jepet mundësia.

45’ – 2 minuta shtesë!

45’ – Çfarë topi i Asllanit. Cikalleshi rrëzohet në zonën kundërshtare, por sulmuesi e mori topin me dorë.

43’ – Sërish moment i vështirë për shqiptarët. Dhurojnë një top që mund të ishte fatale për ne. Goditje këndi për Çekinë.

42’ – Taulant Seferi jep një top të gabuar. Përfitojnë çekët. Souçek godet portën, por mjaft mirë i vendosur Ismajli. Shpëton Shqipëria.

41’ – Harkim në zonën e kuqezinjve që merr formën e një goditje. Grushton Berisha.

38’ – Top i rrezikshëm nga çekët. Čvančara tenton me kokë, por jashtë kuadratit të mbrojtur nga Berisha.

32’ – Asllani shkakton faull ndaj Kuchta-s.

27’ – Çfarë humb Shqipëria. Sërish fitojnë një top në mesin e fushës. Asnjë futbollist i kombëtares nuk mund të godasë drejt portës pasi çekët organizohen shumë shpejt.

26’ – Asani kap në befasi mbrojtjen çeke, por Bajrami e jep topin shumë vonë. Pozicion jashtë loje.

24’ – Goditje me kokë nga Souçek. Pret Berisha.

21’ – Aksion i bukur nga çekët, por Kral e dërgon në rivënie fundore.

20’ – Lojë e barabartë mes dy ekipeve. Secila synon të mos bëjë gabime. Luftohet më së shumti në mesin e fushës.

11′ – Goditje nga jashtë zone, por i gatshëm Berisha. Vijon 0-0 sfida.

5’ – Provon Shqipëria. Mitaj synon një top për Cikalleshin, por sulmuesi është jashtë loje.

2’ – Kros nga Asllani për Seferin. Sulmuesi pretendon një shtyrje. Rivënie fundore për anglezin Taylor.

0’ – Nis sfida!