Maria Taragjini kërkon mbështetjen e shqiptarëve

Personat me aftësi të veçanta jo shpeshherë bëhen pjesë e aktiviteve të shoqërisë. Jo sepse nuk dëshirojnë, por mundësitë që i ofrohen janë të pakta.

Megjithatë Maria Taragjini është nga ata persona të cilët dëshira e madhe është më e fortë se paragjykimet e shoqërisë. 22-vjeçarja do të përfaqësojë Shqipërinë në Miss Universe Deaf, për personat shurdhmemecë, që do të mbahet në Itali.

Emocionet janë shumë të mëdha për Marian, e cila në këtë përvojë do të jetë pa miken e saj të ngushtë, por dhe sepse do të ketë mbi supe një përgjegjësi të madhe.

Nata finale është mbrëmjen e 9 Nëntorit dhe fituesi do të zgjidhet në bazë të votave, ndaj dhe Maria kërkon ndihmën e çdo shqiptari për të rrëmbyer kurorën e më të bukurës.

Klan Plus