Rama në podcast me Elhaida Danin: Për shfaqjen në Shqipëri ka qenë “fiksim” i përbashkët

Në episodin e 8-të Podcast kryeministri Edi Rama kishte të ftuar këngëtaren Elhaida Danin, cila më 28 Maj sjell në “Air Albania” shfaqjen e rekordeve evropiane “Notre Dame de Paris”. Rama zbuloi se organizimin e kësaj shfaqje e kishin planifikuar më herët, duke e konsideruar këtë shfaqje si një fiksim të përbashkët mes tij dhe këngëtares shkodrane.

Duke thënë se është krenare që sjell në Shqipëri “Notre Dame de Paris”  Elhaida Dani e cila ka rolin e Esmeraldës, ftoi të gjithë qytetarët ta ndjekin shfaqjen, pavarësisht rrymave muzikore që pëlqejnë.

Teksa folën dhe për rrugëtimin e këngëtares në skenën e muzikës, nuk munguan as batutat mes Ramës dhe Danit.

“Notre Dame de Paris” është shkruar nga muzikanti Riçardo Coçiante dhe është pjesë e rekordeve Guinnes përsa i përket shikueshmërisë. Kjo vepër është përkthyer në 7 gjuhë të botës dhe për herë të parë u shfaq më 16 shtator në 1998 në Paris.

Klan News