Gjykata Supreme e Kosovës rrëzon vendimin e KQZ

Gjykata Supreme e ka anuluar vendimin e Panelit për Ankesa dhe Parashtresa, çështja i është kthyer PZAP-së për rivendosje e cila ditët në vazhdim do të rishqyrtoj sërish vendimin. PZAP-ja  kishte vendosur që në këtë komunë procesi të shkonte në rivotim, duke aprovuar ankesën e kryetarit Refki Suma. Kandidati i PDK-së për kryetar Mehmet Ballazhi, që pas rezultateve preliminare kishte fituar zgjedhjet në këtë komunë pa balotazh, është ankuar në Supreme.

Ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë mbledhjes të së hënës mori vendim për rinumërimin edhe të  43 vendvotimeve të Zgjedhjeve Lokale. 8 vendvotime u takojnë Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, ndërsa 35 vendvotime të tjera u takojnë Zgjedhjeve për Kuvende Komunale.

Vendimi i KQZ-së, për rinumërimin e 40 vendvotimeve, u mor pas rekomandimit nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve se pas procesit të hetimit të formularëve të rezultateve, të njëjtit nuk kishin mundur të regjistrohen si të rregullt. Javën e kaluar KQZ kishte rinumëruar 8 vendvotime për Kryetarë të Komunave dhe 15 të tjera për Kuvende Komunale.

Tv Klan