Konferenca e Kryetarëve nuk arriti të gjejë mirëkuptimin për të miratuar me konsensus projekt-kalendarin për periudhën 16 nëntor – 4 dhjetor 2026 dhe projekt-programin për periudhën 16 nëntor – 24 dhjetor 2026.
Burime pranë mbledhjes bëjnë të ditur se ajo është shoqëruar me debate të forta mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës.
Kështu, mësohet se përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka akuzuar mazhorancën se po bllokon qëllimisht nismat ligjore të opozitës, duke i mbajtur ato në sirtar dhe pa u caktuar datë shqyrtimi.
Ndërkohë përfaqësuesi i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka kërkuar nga shumica të tërheq aktet normative që kanë të bëjnë me paketën e masave kundër dhunës në protesta.
Në mungesë të konsensusit, si projekt-kalendari ashtu edhe projekt-programi do të kalojnë për votim në seancë plenare.
/tvklan.al












Botërori 2026 
