Drejtori i transportit në bashkinë e Tiranës: Mjetet do të pajisen me GPS

Pas dakordësisë mes Bashkisë së Tiranës dhe operatorëve të transportit publik, ka nisur puna për konkretizimin e ndryshimeve për sa i përket funksionimi të linjave në kryeqytet. Enton Punavija, drejtor i transportit në bashkinë e Tiranës, në një intervistë në edicionin e lajmeve në Klan News, thotë se autobusët do pajisen me GPS- për të monitoruar lëvizjet e tyre.

Do të vihet sistemi me GPS përbën një skemë potencialisht, që aplikohet edhe në vende të tjera europiane për t’i vënë subvencionin operatorëve privatë. Natyrisht që kjo do të kërkojë rishikim të kontratës, por këto janë detaje që do të jepen në vijim”.

Ndërkohë Kostandin Foni, anëtar i Unionit të Shoqatave të Transportit Publik shprehet se nuk është menduar dhe dorëzuar ndonjë kërkesë drejtuar Bashkisë për rritjen e çmimit të biletave.

“Absolutisht, operatorët nuk kanë kërkuar në asnjë moment ndryshimin apo rritjen e çmimit të biletës. Këto janë kërkesa që janë dorëzuar prej dy vjetësh në institucionet përkatëse me shpresën që do të kishim një reagim apo plotësim të këtyre kërkesa. Ende sot nuk janë plotësuar”.

Të hënën Bashkia e Tiranës paraqiti një paketë ndihmëse, duke veçuar subvencionim me 1 milionë euro për transportin urban publik në Tiranë.

Klan News