Media malazeze, Vijesti, shkruan se një sasi e madhe kokaine është sekuestruar nga një operacion mes policisë së Malit të Zi dhe asaj shqiptare.

Sipas informacioneve, kokaina ishte fshehur në thasë me pleh kimik. Lënda narkotike u zbulua nga policia e Malit të Zi Korrikun e shkuar, pasi sasia kishte mbërritur me një anije në portin e Tivarit.

Hetuesit, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, vlerësuan se do ta vendosnin dërgesën nën survejim derisa atje të shkonin ta merrnin porositësit. Kjo gjë ka ndodhur ditën e sotme dhe për këtë arsye ka ndërhyrë policia.

Sipas informacionit të Vijesti, disa persona janë vënë në pranga. Ndërkohë në Shqipëri, pranë Tiranës, sipas medias malazeze, po kontrollohet një magazinë në pronësinë e një prej personave të arrestuar./tvklan.al