Të ftuar në studio: Agim Nesho, Julian Zyla, Tomorr Alizoti, Baton Haxhi, Iris Luarasi dhe në lidhje skype Blerta Dalloshi Berisha.

“Kujdes se mund të jesh afër Ramës”, Baton Haxhiu hedh sërish dyshime për bashkëqeverisje

Gazetari Baton Haxhiu ka hedhur sot dyshime se mund të ketë një bashkëqeverisje mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, teksa ka debatuar me deputetit e PD, Tomorr Alizoti, i ka thënë këtij të fundit se shumë shpejt mund të ishte në krah të Ramës. Po Alizoti është drejtuar ka kamera dhe ka mohuar se ai mund të jetë në krah të Kryeministrit Edi Rama.

Tomorr Alizoti: Ai miku jot që ju e këshilloni bën dhe batuta. Madje është fatkeqësi që ai thotë po bëhet teatër. Pasi Serbia nuk ka bërë asnjëherë teatër?

Baton Haxhiu: Ju e keni me Ramën apo me procesin.

Tomorr Alizoti: Rama është procesi dhe ju jeni bashkë me Ramën.

Baton Haxhiu: Kam respekt dhe e kam për nderë që e kam mik.

Tomorr Alizoti: Iu uroj miqësi të gjatë

Baton Haxhiu: Duhet të kesh kujdes pasi do dukesh ndonjëherë afër tij.

Tomorr Alizoti: Nëse do dukem afër tij do të kërkoj ndjesë dhe do them Batoj je ekselent.

Blendi Fevziu: Pse ka ndonjë gjë për bashkëqeverisje?

Agim Nesho: Po kjo ishte e reja e emisionit.

Tomorr Alizoti: Këto janë skupet tipike alla Rama.

Blendi Fevziu: Kujdes, se ky po i tha i dalin.

Tomorr Alizoti: Alizoti nuk ka për të qenë kurrë në krah të Ramës.

Blendi Fevziu: Thuaje tek kamera thuaje.

Tomorr Alizoti: Nuk kam për të qenë kurrë në krah të Ramës./tvklan.al