#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Në studio: Aranita Brahaj, Fatjona Mejdini, Besart Kadia, Adriatik Lapaj

Pasuria e deklaruar e Kryetarit të PD-së, Sali Berisha

Emisioni “Opinion” në Tv Klan është fokusuar mbrëmjen e sotme në pagat dhe pasuritë e deklaruara të funksionarëve të shtetit.

Sipas të dhënave të marra nga “Open Data”, pasuria e deklaruar e Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës është si më poshtë:

Në deklarimin e vitit 2021, kreu i opozitës, Sali Berisha, nis me një apartament të fituar nga privatizimi për të vijuar më tej më një bodrum. Në të dyja këto prona, ai është bashkëpronar me 50 për qind me bashkëshorten, Liri Berisha. Gjithashtu, çifti zotëron disa llogari bankare, respektivisht në shumat 5 milionë Lekë, 9 mijë Euro, 1 mijë e 235 mijë Lekë dhe 16 mijë Euro. Zonja Berisha deklaron gjithashtu të ardhurat nga pensioni.

Por në deklarimin e zotit Berisha, përfshihen gjithashtu edhe fëmijët e tij, Argita dhe Shkëlzen. Vajza, Argita deklaron në zotërim 3 apartamente dhe 3 bodrume me vlerë afërsisht 600 mijë Euro. Ajo gjithashtu është zotëruese e disa llogarive bankare në një vlerë të përafërt prej 800 mijë Eurosh dhe gjysmës së një vile në Lalëz. Të ardhurat e saj sigurohen përmes qirave, rrogës dhe interesave bankare.

Ndërkohë, Shkëlzen Berisha deklaron një makinë tip “BMW” të vitit 2012, 2 llogari bankare në më shumë se 1 milionë Lekë të reja. Ai gjithashtu ka një “overdraft” të papaguar në një vlerë në shumë se 21 mijë Euro.

Pasuria e deklaruar e Kryeministrit Edi Rama

Emisioni “Opinion” në Tv Klan është fokusuar mbrëmjen e sotme në pagat dhe pasuritë e deklaruara të funksionarëve të lartë të shtetit.

Sipas të dhënave të marra nga “Open Data”, pasuria e deklaruar e Kryeministrit Rama është si më poshtë:

Në deklaratën e vitit 2013, Kryeministri Edi Rama zotëronte një apartament parafabrikat të fituar nga privatizimi, si dhe një studio artistike të trashëguar nga i ati.

Asokohe, me të ardhura dhe me pasuri më të konsiderueshme, figuronte bashkëshortja e tij, Linda Rama, e cila përveç apartamentit me garazh dhe verandë në kryeqytet, ishte pronare e më shumë se 4 mijë metrave katrorë tokë në zonën e Surrelit. Zonja Rama posedonte atëherë 6 milionë Lekë në llogari bankare dhe 70 mijë Euro, të cilat i kishte dhënë hua pa interes.

Ndërkohë, Kryeministri Rama llogariste më pak se 1 milionë Lekë kursime personale dhe një llogari bankare prej 2 milionë Lekësh, të deklaruara si të ardhura të fituara nga shitja e librit “Kurbani”. Por, ndërsa figuronte pronar me 50 për qind të një shtëpie banimi në Surrel me vlerë ndërtimi rreth 40 milionë Lekë të reja, kryeministri rezultonte të kishte edhe një borxh prej 12 milionë Lekësh kundrejt subjektit ndërtues së shtëpisë së tij, si dhe një kredi bankare me vlerë 80 mijë Euro.

E ndërsa llogaritë dhe pronat e çiftit Rama gjatë këtyre viteve kanë lëvizur me shtesa dhe me shpenzime, përmes një llogaritje të përafërt, bazuar në atë që çifti ka deklaruar në ILDKPI, rezulton se ata janë pronarë në përkatësisht 50 për qind të shtëpisë në Surrel.

Në deklaratën e vitit 2020, bashkëshortja e Ramës deklaron plus, minus më shumë se 7 milionë Lekë të reja të ardhura personale dhe të ardhura nga shitje e punëve artistike të bashkëshortit në gjendjen e llogarisë bankare.

Ndërsa, djali Gregor Rama, deklaron 71 mijë Lekë të reja shtesë në llogarinë bankare dhe gjithashtu 18 mijë Euro të fondit të investimit.

Cilët janë politikanët më të pasur në Shqipëri

Në emisionin Opinion në Tv Klan u diskutua për rrogat e politikanëve dhe funksionarëve të lartë të shtetit.

Por cilët janë politikanët më të lartë në Shqipëri?

Në emisionin Opinion u publikua një listë e vitit 2017 ku evidentohen 8 politikanët të pasur.

Tom Doshi ishte politikani më i pasur me 30 milionë Euro. Agron Shehaj 23 milionë Euro, Agron Çela me 11.4 milionë Euro, Adnor Shameti me 5.3 milionë Euro, Anastas Angjeli me 2 milionë Euro, Fate Velaj 1.4 milionë Euro, Tatjana Biro 1.1 milionë Euro dhe Alket Hyseni 1 milion Euro.

Listën e kryeson Guvernatori i BSH, ja sa paguhen në muaj funksionarët e lartë të shtetit

Emisioni “Opinion” në Tv Klan është fokusuar mbrëmjen e sotme në pasuritë e funksionarëve të lartë të shtetit shqiptar.

Sipas listës së pagave më të larta në vend, kryeson ajo e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë me 877,204 Lekë (bruto).

Më pas, lista vijon me kryetarin e SPAK 593,978 Lekë e me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit 572,500 Lekë.

Më poshtë, ju sjellim pagat më të larta të funksionarëve të shtetit shqiptar:

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë                  877,204

Kryetari i SPAK                                                  593,978

Drejtori i Përgjitshëm i Policisë së Shtetit        572,500

Prokurorët e SPAK                                             510,546

Gjyqtarët dhe prokurorët                                  250,000-290,000

Presidenti i Republikës                                      257,000

Kryetari i Kuvendit                                             228,730

Kryeministri                                                        228,730

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese                         228,730

Zëvendëskryetari i Kuvendit                               187,610

Zëvendëskryeministri                                          187,610

Avokati i Popullit                                                  187,610

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit                 187,610

Ministër                                                                 157,000

Deputetë                                                                156,770

/tvklan.al

/tvklan.al