#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

I ftuar: William Walker

Blendi Fevziu: Ambasador Walker, faleminderit që jeni me ne mbrëmjen e sotme.

William Walker: Kënaqësia është e imja.

Blendi Fevziu: Si ka qenë udhëtimi juaj në Kosovë dhe në Shqipëri?

William Walker: Deri më tani ka qenë fantastike. Deri më tani ka qenë shumë i kënaqshëm dhe kam mësuar shumë.

Blendi Fevziu: Megjithatë nuk keni kujtime shumë të mira, duke menduar çfarë ndodhi para 24 vitesh…

William Walker: Jo, shumë pak gjëra më kujton situatën e para 24 viteve. Kjo është e sigurt. Fal Zoti!

Blendi Fevziu: Ambasador, në atë kohë, në Janar të 1999, ju ishit kreu i Observatorit të OSBE-së, si vutë re ngjarjen në Reçak atë mëngjes? E mbani mend fiks se çfarë ndodhi?

William Walker: Absolutisht. E mbaj mend shumë qartë. Kam jo vetëm kujtimet e mija por kam parë edhe shumë video, lajme…

Blendi Fevziu: Dokumentarë…

William Walker: Dokumentarë…

Blendi Fevziu: Të cilët flasin për atë histori…

William Walker: Po, mirë e thatë. Është shumë e vështirë të harroj se çfarë ndodhi, edhe nëse do duhej të harroja.

Blendi Fevziu: Si e morët njoftimin e parë? Si e morët lajmin?

William Walker: E dija që do shkoja për të parë diçka që më ishte thënë se është shumë e rrëmujshme dhe e përgjakshme. Kur shkova aty, pash që vërtetë ashtu ishte situata. Banorët e fshatit, që ishin kryesisht gra dhe fëmijë qanin, ishin në gjendje të keqe dhe ne menjëherë shkuam drejt vendit që na thanë se ka trupa të vdekur. Trupi i parë ishte i një burri, me kurriz dhe pa kokë. Kjo na çoi te trupat e tjerë. Ndonjëherë trupat i shikonim një nga një, ndërsa ndonjëherë ishin grumbuj. Ishte diçka shumë e keqe për tu parë.

Blendi Fevziu: Që nga çasti i parë, ju ishit i sigurt se ishte një masakër?

William Walker: Isha shumë i sigurt që prej fillimit ngaqë…

Blendi Fevziu: Pati një shtysë të madhe nga Serbët për të thënë se ishin pjesë të UÇK-së të aso kohe.

William Walker: Vërtetë.

Blendi Fevziu: Si ishit aq i sigurt se kishte vetëm vendas aty?

William Walker: Si fillim, kishte shumë burra të moshuar. Së dyti, ishin veshur me ato që unë quaj rroba rurale, rroba fermerësh. Njerëzit në këto zone veshin çizme prej llastiku deri këtu. Ishte më se e qartë se këta nuk ishin ushtar me uniformë siç pretendojë më vonë Beogradi. Pati pretendime se unë kisha shkuar një natë përpara aty dhe kisha ndryshuar rrobat e tyre. Megjithatë, shenjat e plumbave tregonin se ato ishin vrarë aty ku kishin rënë.

Blendi Fevziu: Ishte shumë e lehtë ti shikoje dhe ti identifikoje plumbat…

William Walker: Fytyrat e tyre ishin të goditur, sytë i kishin dal nga vendi, kishte plumba në gjithë trupin e tyre, kishte gjak. Ishte kohë me borë dhe kishte gjak mbi dëborë. Kishin rënë aty ku u gjetën. Nuk ishin në dyluftim. Kishte gëzhoja rreth tyre. Kishin një zotëri nga ushtria me vete i cili më tha se këto gëzhoja nga armët e ushtrisë dhe policisë.

Blendi Fevziu: Deklaratën e parë ju e mbajtët atje, në vendngjarje.

William Walker: Në vendngjarje thash… Kishte shumë gazetar që më ndoqën. Ishte një korrespondente nga ABC-ja e SHBA-ve, dhe një gazetare e re në moshë më ndiqte nga pas e më pyeste vazhdimisht: Çfarë mendon? Çfarë mendo? Çfarë mendon? I thash: shiko. Lërmë të mbaroj këtu, të flas me banorët e fshatit dhe të premtoj se do të mbaj një konferencë shtypi kur të kthehem në zyrë. Dhe do të marr kohë të mendoj se çfarë do të them…

Blendi Fevziu: kohë për të reflektuar… Çfarë diskutimesh patët me banorët vendas, me banorët e fshatit? Mbani mend ndonjë gjë?

William Walker: Fola me banorët e fshatit të cilat ishin kryesisht gra. Fola me një burrë, që e mbaj mend.

Blendi Fevziu: Vetëm tre burra mbijetuan nga kjo masakër.

William Walker: Po. Historia që mu tha është se ushtria serbe ndodhej lartë në kodra rreth qytezës dhe po e bombardonin për pjesën më të madhe të 15 janarit. Më vonë, në pasdite të 15 janarit, zbritën nga kodrat. Në atë çast burrat dhe djemtë thanë: më mirë të largohemi që këtu. Nuk donin që të rriheshin dhe të keqtrajtoheshin. Shumica prej burrave shkuan në një drejtim, ndërkohë 2-3 të tjerë shkuan në një drejtimin tjetër. Këta të fundit mbijetuan. Fola me një prej tyre që më thanë këtë gjë, që ma konfirmuan edhe gratë. Thanë se po, ishim në shtëpitë tona, policia erdhi në fshat dhe menjëherë urdhëroi të gjithë djemtë dhe burrat të dalin jashtë. Dolën. Disa prej tyre u rrahën. Sigurisht që ishin të çarmatosur. U shoqëruan duke iu drejtuar armët drejt një përroske. Banorët thanë se mendonin se po shoqëroheshin për tu marrë në pyetje, për tu burgosur që do ishte në rregull. Vetëm më vonë kur dëgjuan të shtënat kuptuan se diçka kishte ndodhur. Historia ishte shumë e qëndrueshme. Ajo që Beogradi u përpoq më vonë të bënte ishte të pretendonte…

Blendi Fevziu: Doja t’iu pyesja, folët me autoritetet serbe lidhur me ngjarjet e ndodhura në Reçak?

William Walker: Kur u ktheva…

Blendi Fevziu: Për versionin e tyre zyrtar të ngjarjes.

William Walker: Versioni zyrtar ishte se ka pas një përplasje ushtarake midis UÇK-së dhe forcave speciale serbe. Ky ishte versioni i tyre. Na çuan Gjeneral Lonçarin.

Blendi Fevziu: Folët drejt për drejt me Gjeneral Lonçarin?

William Walker: Nuk fola unë me të. Zëvendësi im britanik gjeneralmajor foli me të një natë përpara ngaqë unë isha në Mal të Zi. Kur u ktheva, natën e 15 janarit, më thanë se diçka nuk shkon me historinë që na është thënë nga serbët. Kryesisht ngaqë…

Blendi Fevziu: Ju nuk kishit asnjë njoftim apo informacion lidhur me ngjarjet në atë zonë.

William Walker: Jo, jo.

Blendi Fevziu: Asgjë.

William Walker: Asgjë. Por një natë më parë…

Blendi Fevziu: Sepse nuk ishte qendra e operacioneve ushtarake. Ishte mjaft larg zonës së operacionit ushtarak.

William Walker: Nuk di asgjë për këtë. Një natë më parë, mbrëmjen e 15 Janarit, morën disa prej verifikuesve. Misioni i verifikuesve në Kosovë. Njerëzit e mijë.

Blendi Fevziu: Ju kishit diku te 2,000 njerëz.

William Walker: 1,400. Pritej që të arrinim në 2,000. Kishim vetëm pak muaj që ishim vendosur aty duke u njohur me njerëzit, pra nuk ishim ende me fuqinë tonë më të madhe. Megjithatë një natë përpara, oficeri jonë rajonal në Prizren kishte dëgjuar se kishte disa veprime ushtarake…

Blendi Fevziu: Lëvizje…

William Walker: Kështu që dërguam një ekip. Forcat serbe në fillim nuk i lejuan të hyjnë në fshat. Më pas i lanë të hynë. Hyrën dhe zbuluan disa njerëz të plagosur nga fshati. Po errësohej dhe u desh të largoheshin ngaqë ne nuk donim që njerëzit tanë jashtë rrugës ku ka njerëz të armatosur. Kështu që u larguan duke i çuar njerëzit në spital. Gjatë asaj kohe ndodhi masakra.

Blendi Fevziu: Zoti Ambasador, përpara konferencës për shtyp, patët ndonjë kontakt apo shkëmbime mesazhesh me zyrën në Uashington? Ose në Vjenë për shkak të OSBE-së.

William Walker: Më bëhet shpesh kjo pyetje. Më pyesin a i telefonova Vjenës, a i telefonova NATO-s, a i telefonova Brukselit, a i telefonova Uashingtonit.

Blendi Fevziu: Folët drejt për drejt me Madeleine Albright?

William Walker: Jo. Nuk më kujtohet ti kem folur askujt. Shkova në zyrë, u ula para kompjuterit dhe fillova të shkruaj…

Blendi Fevziu: Dhe i dërguat informacion apo raport, lë të themi..?

William Walker: Kisha Kreun e Shtabit, një zyrtar amerikan i cili merrej me këtë gjë. Ai më tha se i telefonoi Wesley Clark, i telefonoi Departamentit të Shtetit. Ndoshta ato mendonin se ishin duke folur me mua, ose ndoshta kështu e mbajnë mend megjithatë unë nuk i telefonova. Unë u ula dhe fillova të shkruaj ato që doja të thosha.

Blendi Fevziu: Kur dolët në konferencën për shtyp para gazetarëve ju ishit i sigurt për deklaratat tuaja, se çfarë do të thoshit.

William Walker: Nëse keni parë videon e asaj konference, do keni vënë re se flisja shumë ngadalë, isha shumë i vendosur për të thënë ato që thash. Nuk ishin fjalët e askujt tjetër. Ishin fjalët e mija.

Blendi Fevziu: Çfarë reagimi patën serbët pas asaj konference?

William Walker: Reagimi grupit?

Blendi Fevziu: Jo, i zyrtarëve. Nga qeveria.

William Walker: Nga Uashingtoni?

Blendi Fevziu: Jo, nga Beogradi.

William Walker: O, nga Beogradi. Nuk iu desh shumë kohë për të thënë se Walker-i ishte një gënjeshtar, se Walker-i ishte një agjent…

Blendi Fevziu: Se Walker-i është një person non-grata…

William Walker: Më duket se kjo ndodhi dy ditë më vonë. Nuk ma thanë mua se isha një person non-grata, e mësova nga shtypi. Isha në Beograd me Dick Holberg. Shkova për të ngrënë mëngjesin në cilindo hotel që ndodheshim. Erdhi shtypi dhe më pyetën se çfarë mendoja për shpalljen si një person non-grata. I thash se nuk e kisha idenë se për çfarë po flisnin.

Blendi Fevziu: Ju nuk ia kishit fare idenë. Ishte shtypi që ju informoi për këtë situatën.

William Walker: Po.

Blendi Fevziu: Dhe cili ishte reagimi i Uashingtonit?

William Walker: Fal Zotit, pati reagim nga komuniteti ndërkombëtar, OSBE-ja, Uashingtoni, Londra, Parisi, Roma, madje edhe Moska. Me sa duket i kaluan disa fjalë Millosheviçit se nuk do të pranonin që të më përzënin nga shteti.

Blendi Fevziu: Duke u sjellë në këtë mënyrë, kjo ishte e tmerrshme për të gjithë nëpër botë.

William Walker: Mu dhanë 24 orë të largohesha nga shteti. Më telefonoi Ministri i Jashtëm i Norvegjez i cili ishte në krye të OSBE-së, Knut Vollebæk. Më tha, rri rehat Walker, ne po i themi Millosheviçit se nuk mund ta bëj këtë gjë. U desh një ditë pak a shumë dhe më thanë se jam i ngrirë në statusin tim prej personi non-grata. I thash, çfarë do të thotë se jam i ngrirë.

Blendi Fevziu: Çfarë është ngrirë?

William Walker: Madje ende jam i tillë, me sa jam në dijeni. Kjo do të thoshte se qeveria e Beogradit nuk do të merrej më me mua, do të merreshin me zëvendësin tim francez të cilin e konsideronin si zëvendësuesin e parë. Unë nuk e konsideroja si zëvendësuesin e parë por Beogradi e konsideronte të tillë.

Blendi Fevziu: Patët diskutime brenda misionit?

William Walker: Jo shumë.

Blendi Fevziu: Të gjithë ishin të shqetësuar…

William Walker: Po, të gjithë mendonim se çfarë do të ndodhte tani. Walker-i është shpallur si person non-grata. Në fakt qëndrova në zyrën time për disa ditë. Më thanë të mos largohem nga zyra pasi mund të më marrin, apo diçka e tillë. Nuk mendoj se do të bënin diçka të atillë. Millosheviçi ishte një njeri hokatar, lë ta themi në këtë mënyrë. Mendonte gjithnjë se ishte më i zgjuar se kushdo tjetër dhe ndoshta mendonte se më kishte frikësuar që të mos flisja më. E kishte gabim.

Blendi Fevziu: Absolutisht. Kjo ishte ideja, mendoj edhe unë. Cila ishte detyra e misionit tuaj në Kosovë? Detyra e vërtetë.

William Walker: Ne supozohej të shkonim atje dhe të sigurohemi se dy palët ishin duke respektuar marrëveshjet e dakordësuara. Dy ushtritë. Ishte pak më e vështirë të kontrollonim UÇK-në sepse ishin nëpër male të ndara në ekipe të vogla. Pra, ne ishim aty duke u siguruar se ushtria serbe nuk do të dilte me tanke apo të armatosur, me helikopterë, etj. Potencialisht, ti thoshim botës se çfarë po ndodhte, nëse dikush sillej keq. Ti thoshim botës nëpërmjet Vjenës në të gjitha kryeqytetet e shteteve anëtare të OSBE-së, se çfarë po ndodhte.

Blendi Fevziu: Nga sa shtete të ndryshme përbëhej ky mision?

William Walker: Pyetje e mirë. Më duket se 34.

Blendi Fevziu: 34. Dhe Rusia ishte pjesë e misionit?

William Walker: Po. OSBE-ja ka disa protokolle dhe një prej tyre është se vendet fqinje nuk mund ti dërgojnë njerëzit e tyre si vullnetarë. Duhet të jenë njerëz nga vende më të largëta. Nga 1,400 veta që shkuam në fillim, shumica vinin nga Mbretëria e Bashkuar, nga Franca, Gjermania, Rusia. Nga shtetet e mëdha. Po.

Blendi Fevziu: Më pas ju qëndruat në Kosovë lë të themi deri Konferencën e Rambujesë.

William Walker: Ne qëndruam përtej Konferencës së Rambujesë. Në atë pikë misioni jonë, misioni im ishte ta çonim palën shqiptare që do të merrte pjesë në dialog në Rambuje. Duhet ti merrnim burrat nga kodrat, Hashim Thaçin e të tjerët e ti çonim në aeroport.

Blendi Fevziu: Ju shoqëruat anëtarët e UÇK-së?

William Walker: Unë jo. Çuam mjete me targa diplomatike me verifikuesit tanë, me njerëz që e njihnin UÇK-në. Më pas, kur zbritën nga malet, unë, me makinën time i shoqërova në aeroport, kaluam gardhin e më pas shkuam të avionët francez që po prisnin për ti transportuar.

Blendi Fevziu: Gjatë këtij udhëtimi, nga kryesia në aeroport, kishin frikë?

William Walker: Unë nuk isha në autobus me ta. Nuk do to thosha se kishin frikë. Lë të themi se ishin nervozë.

Blendi Fevziu: Ishin nervozë.

William Walker: Po, nervozë.

Blendi Fevziu: Edhe ju ishit nervoz, mendoj. Sigurisht që ishte mision i vështirë.

William Walker: Jam dakord se kishin arsye për të qenë nervozë. Unë nuk isha nervoz. Isha plotësisht i mbrojtur në një makinë të blinduar ndërkohë ato po zbrisnin në autobus, bashkë me disa prej njerëzve tanë. Siç iu thash, e kuptoj pse ishin nervozë.

Blendi Fevziu: Më pas u larguat nga Kosova përpara bombardimeve të 24 Marsit.

William Walker: U zhvillua Konferenca e Rambujesë. Unë isha i pranishëm në sesionin e parë. Ato pash dhe takova për herë të parë Hashim Thaçin dhe disa prej…

Blendi Fevziu: Ishte takimi juaj i parë me Thaçin?

William Walker: Po. Edhe me të tjerët.

Blendi Fevziu: Nuk e dinit paraprakisht se kush ishte Hashim Thaçi?

William Walker: Kisha dëgjuar për të…

Blendi Fevziu: Kishit informacione për të…

William Walker: Shkuan në Rambuje me një avion francez. Unë shkova nga pas me një avion privat për tu siguruar se ata mbërritën. Rambujeja ishte interesante. Takuam disa prej liderëve të BE-së, të vendeve anëtare të BE-së. Takova delegacionet, atë serb të kryesuar nga Miletinoviçi, një burrë për të cilin nuk kisha shumë respekt dhe nga ana tjetër ishte pala shqiptare me Dr. Rrugovën, pjesën paqeruajtëse të delegacionit dhe më pas pjesa ushtarake, ajo e UÇK-së. Sesioni i parë nuk shkoi shumë mirë. Pala shqiptare kërkoi një shtyrje dy-javore. Madeleine Albright…

Blendi Fevziu: Për të diskutuar me njerëzit në terren…

William Walker: Po, fiks. Kjo ishte arsyeja dhe Madeleine Albright-i… dikush i kishte thënë se ne do të nënshkruanim dhe ajo ishte shumë e shqetësuar. Megjithatë ne u rikthyem. Unë u ktheva në Kosovë dhe misioni im më pas ishte të zbuloja pse UÇK-ja nuk kishte nënshkruar dhe përgjigja ishte ajo që ju thatë. Po ashtu më thanë: shiko Walker, ne asnjëherë më parë nuk kemi qenë pjesë e negociatave serioze të nivelit të lartë. Herën e parë që u ftuam, ishim në këtë pallatin e madh të Rambujes duke folur me liderët e botës së lirë… Ai është. Veton Surroi…

Blendi Fevziu: Rexhep Qosja…

William Walker: Shikojeni Hashim Thaçin. Duket si 20 vjeç këtu.

Blendi Fevziu: Ka qenë 28 vjeç këtu.

William Walker: Ok. Dhe ai ishte lideri i atij grupi. Ai e dominoi palën shqiptare.

Blendi Fevziu: Absolutisht. Sepse UÇK-ja dominonte situatën në atë kohë.

William Walker: Po, kishin armët. Megjithatë, ishte diçka shumë interesante. U ktheva dhe pyeta disa prej burrave nga UÇK-ja që njihja dhe më thanë: Shiko, ne ishim në tavolinë me ministrinë jashtëm të Britanisë së Madhe që përfaqësonte Tony Blair, me Ministrinë e jashtëm francez, ne e dinim se ndodheshim në botën e madhe. Këto ishin persona të cilat e fitonin bukën e gojës nga negociatat dhe ne nuk dinim asgjë nga këto gjërat kështu që menduam se mund të kishte hile të vendosura në letër, kështu që ne duam të kthehemi, të kontrollojmë shkresat dhe të flasim me njerëzit, ato për të cilët luftuam nëse donin që ne ta nënshkruajmë. Pas dy javësh thanë se do të kthehemi dhe do të nënshkruajmë.

Blendi Fevziu: Po, ato nënshkruajtën në Paris më 18 Mars dhe kur NATO-ja vendosi të bombardonte Jugosllavinë, i gjithë misioni u urdhërua të largohej nga Kosova. Në atë kohë, bota ishte a frikësuar nëse Millosheviçi do të mbante pengje anëtar të misionit, sidomos ato që vinin nga Mbretëria e Madhe, Shtetet e Bashkuara, Francën dhe shtetet e tjera. Ishit në rrezik të vërtetë apo kjo ishte thjesht një ide?

William Walker: Ne mendonim se ishim në rrezik. Për shembull, djemtë e mijë ushtarak më thanë se serbët në javët në vijim kishin vendosur dinamit në tunelet që të çojnë në Maqedoni. Gjëra të tilla që mund ti përdorin. Disa njerëz mendonin se mund të bllokonin autostradat duke mos na lejuar të dalim duke na mbajtur peng. Doli e kundërta. Ne dolëm në një kohë rekord. Mendonim se do të na duhej të paktën 12-20 orë për ti larguar të gjithë njerëzit dhe mjetet tona por arritëm të dalim brenda 6 orëve.

Blendi Fevziu: Brenda 6 orëve?

William Walker: E pse? Millosheviçi tha: nxirrini jashtë që ne ti bëjmë gjëra të këqija Kosovës…

Blendi Fevziu: Pa pasur praninë e misionit.

William Walker: Po. Ishte shumë e çuditshme. U larguam shumë shpejt, pa probleme dhe më pas na ndoqi vala e refugjatëve.

Blendi Fevziu: Ambasador, vendimi juaj në Reçak ishte shumë i vyer për shtetin tim, për Kosovën dhe për gjithë shqiptarët. Si e gjykoni sot vendimin tuaj të para 24 viteve?

William Walker: Si e vlerësoj atë ditë?

Blendi Fevziu: Po. Vendimin. Sepse ju desh të merrnit një vendim pa u konsultuar me Uashingtonin… Pa pasur ndërhyrjen e gjeopolitikës, e gjërave të tjera. Ishte vendimi juaj.

William Walker: Ishte vendimi im. Nuk pendohem për ato që thash. Megjithatë, ajo çka njerëzit priren të harrojnë është se kur e thash atë gjë pash çfarë pash, mendoj se është krim lufte, mendoj se është krim kundër njerëzimit, po ashtu mendoj se ishte ushtria dhe policia serbe që e bëri por nëse ato thonë se nuk ishte, nëse nuk pajtohen me atë që unë them, mund të lënë hetuesit ndërkombëtarë të vijnë këtu për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur. Jo hetuesit e tyre, askush nuk ka për ti besuar. Ju lutem, dërgoni njerëz nga IICI, Haga. The Luis Albert, prokurori ishte aty. Erdhi menjëherë dhe nuk e lan të hynte. Doktoreshes mjekoligjore finlandeze, Dr. Renta, iu deshën 3-4 të shkonte aty dhe kur mbërriti ato i kishin bërë autopsi shumë prej trupave dhe sipas Dr. Renta nuk mund të kryesh një autopsi të dytë, pra ata i kishin prishur provat.

Blendi Fevziu: Ambasador, përveç misionit tuaj në Kosovë, në çfarë misionesh të tjera në shtete të tjera keni shkuar gjatë karrierës tuaj?

William Walker: Nuk kam idenë se çfarë ndodhi por kur i ktheva në Uashington, askush nuk më pyeti për Reçakun. 24 vite më vonë nuk më kanë pyetur ende. As Departamenti i Shtetit, as Shtëpia e Bardhë. Po afrohesha pranë pensionit. Mu tha nga Madeleine Albright: Nëse bën një punë të mirë në Kosovë, mos u shqetëso, do të të gjejmë një vend të mirë për të mbyllur karrierën tënde në një detyrë të këndshme. Në vend të kësaj, dola në pension dy muaj më vonë.

Blendi Fevziu: Dy muaj më vonë..?

William Walker: Siç thash, askush nga Departamenti i Shtetit, apo Shtëpia e Bardhë apo CIA apo ndonjë agjenci tjetër nuk më ka bërë sikur një pyetje të vetme për atë që jemi duke folur.

Blendi Fevziu: Por janë shkruar shumë faqe lidhur me Reçakun dhe rëndësinë e vendimit pas ngjarjes.

William Walker: Jo, ajo kupton shumë mirë se çfarë ka ndodhur në Reçak dhe ishte shumë aktive gjatë diskutimeve me grupin e kontaktit. Ishte shumë aktive. Mendoj se bombardimet e NATO-s nuk do të vinin pa ndërhyrjen e Madeleine Albright, por ajo ngacmoi zemërimin e ndërkombëtarëve… Millosheviçi bëri disa gabime. Një, më shpalli person non-grata. Gazetat dhe lajmet nëpër botë shkruajtën për këtë ngjarja. Çfarë po ndodh? Po largojnë një diplomat amerikan. Kjo solli më shumë gazetar. Më shumë gazetarë mbërritën nga Tokio, nga Berlini, nga Afrika e Jugut…

Blendi Fevziu: Më shumë fakte të tmerrshme për Kosovën u bën të njohura…

William Walker: Po, ata erdhën, pyet se çfarë po ndodhte pasi nuk kishin dëgjuar më parë për Kosovën dhe gazetarët si gazetarë dolën në terren dhe zbuluan se kjo kishte ndodhur edhe në fshatra të tjerë. Reçaku nuk ishte i vetëm. Më pas, historitë e ndryshme që shpikën. Se unë kisha shkuar dhe kisha ndryshuar uniformat e UÇK-së me rrobat e banorëve… Gjëra të tilla.

Blendi Fevziu: Duket si film dhe jo si histori e vërtetë.

William Walker: Po, pikërisht.

Blendi Fevziu: Ambasador, dua t’iu falënderoj shumë që ishit i pranishëm me ne mbrëmjen e sotme.

William Walker: Kënaqësia është e imja.

Blendi Fevziu: Dua të vazhdoj duke ju dhënë një kopje të librit tim lidhur me luftën në Kosovë ku flitet për rolin tuaj. Ka disa faqe për ju.

William Walker: Ka ndonjë fotografi të bukur timen?

Blendi Fevziu: Jo, ka një fotografi të bukur të Hashim Thaçit. Faleminderit shumë

William Walker: Faleminderit shumë./tvklan.al