Presidentja Vjosa Osmani është shprehur e lumtur me vendimin që morri AP e NATO-s duke thënë se fati i Kosovës është NATO.

“Do të vazhdojmë përpjekjet tona së bashku me aleatët tanë për të çuar përpara edhe rrugën tonë drejt anëtarësimit në NATO.”

Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar avancimin e Kosovës si hap të rëndësishëm përkundër fushatës së Serbisë.

Në prag të 25-vjetorit të çlirimit, Sofja, kryeqyteti i shtetit që 25 vjet më parë hapi hapësirën e vet ajrore për aeroplanët e NATO-s në fushatën kundër Serbisë, sot ishte vendtakimi në të cilin bëmë një hap të rëndësishëm në integrimin euro-atlantik, përkundër fushatës së Serbisë.”

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shkruar se nga tani Kosova do të ketë të drejtë propozimi e komentimi të çdo procesi apo dokumenti që trajtohet nga Asambleja e NATO-s.

“Me këtë vendim Kosova është vetëm një hap larg anëtarësimit me të drejta të plota në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, gjë që sigurisht se do të ndikojë në stabilitetin e Ballkanit.”

Vendimin e kanë mirëpritur edhe partitë politike opozitare duke thënë se Kosova e ka vendin në NATO.

“Kosova ishte përfaqësuar si anëtare vëzhguese me dy ulëse në Asamblenë Parlamentare të NATO-s ndërsa tashmë më avancimin e statusit delegacioni i Kosovës mund të rritet në numër”, shprehet gazetarja Blerta Dalloshi Berisha.  

Klan News