Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar zyrtarisht liderët e partive politike për diskutuar për datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Takimi është parashikuar të mbahet me datën 31 Korrik dhe deri më tani vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës e ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Zgjedhjet nuk mund të mbahen më herët se 60 ditë para përfundimit të mandatit dhe jo më vonë se 30 ditë pas përfundimit të mandatit. Mbi bazën e këtij afati, votimet duhet te mbahen në periudhën kohore nga 26 Janari deri 16 Shkurt.

Tv Klan