Arritja e  konsensusit ndërmjet shumicës së partive shqiptare, rriti shpresën se ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi do të kryhet të mërkurën e ardhshme.

Për këtë i bindur u shpreh edhe kreu i kuvendit, Kadri Veseli, të shtunën, edhe pse pranoi se nuk i kanë votat e nevojshme.

Por, është partneri i tij në koalicionin qeverisë, Behgjet Pacolli, ai që nuk pret që votimi i kësaj marrëveshje të bëhet në seancën e caktuar.

Ai thotë se në mbledhjen e së mërkurës pritet të ketë vetëm debat, ndërsa javën e dytë të marsit thotë se e sheh kyçe miratimin e marrëveshjes në Parlamentin e Kosovës./klankosova