Ati i Shenjtë mbajti një meshë speciale në Vatikan për Ukrainën dhe kërkoi të ndërtohet ura e paqes

Papa Françesku bëri thirrje për ndalimin e “luftës botërore” aktuale, duke u bërë thirrje “të gjithëve të jenë ndërtues të paqes”, ndërsa mbajti një meshë speciale për “Ukrainën e martirizuar”.

“Unë nuk po harroj Ukrainën martire. Përballë të gjithë skenarëve të luftës së kohës sonë, i kërkoj të gjithëve që të ndërtojnë urën e paqes dhe të luten që mendimet dhe projektet e harmonisë dhe pajtimit të përhapen në të gjithë botën. Sot po jetojmë një luftë botërore, le të ndalemi, të lutemi”.

Që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt, Papa në disa raste e ka dënuar konfliktin, ndërsa në të njëjtën kohë ka frenuar kritikat e drejtpërdrejta të presidentit rus Vladimir Putin.

 “Zotit ia besojmë viktimat e çdo lufte, veçanërisht popullsinë e dashur ukrainase”, tha Françesku, duke iu drejtuar mijëra pelegrinëve. Në qershor, ai akuzoi në mënyrë implicite Rusinë për pushtim të armatosur, ekspansionizëm dhe imperializëm. 

Një muaj më vonë, ai tha në një intervistë ekskluzive me Reuters se donte të vizitonte Kievin, por edhe Moskën, mundësisht fillimisht, për të promovuar paqen. Ati i Shenjtë prej kohësh ka dënuar egërsinë dhe mizorinë e trupave ruse ndërsa ka  treguar se është kundër zhvillimit të mëtejshme të bombardimeve.

Klan News