05 nëntor 2026- Më 14 nëntor, Partia Socialiste do të mbajë punimet e Asamblesë Kombëtare. Lajmi konfirmohet nga burime brenda Partisë Socialiste, për gazetaren e TV Klan, Elja Zotka.
Aktualisht, nuk dihen ende detaje konkrete mbi diskutimet që pritet të zhvillohen gjatë punimeve të Asamblesë.
Megjithatë, Partia Socialiste në asambletë e mëparshme ka bërë ndryshime në strukturat e saj, por kësaj herë kjo lëvizje e mundshme mbetet për t’u zbuluar në mes të nëntorit.
Mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste vjen në një kohë kur Shqipëria ka përjetuar një valë protestash nga qytetarët dhe studentët, të cilët kanë kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike, thirrje të cilën vetë Rama a ka refuzuar.
Po ashtu, ka patur dhe zhvillime të tjera në sferën politike të vendit. Kreut i Shtetit, Bajram Begaj, ka dekretuar datën e zgjedhjeve lokale, të cilat do mbahen më 9 maj, datë kjo, e cila përkon me “Ditën e Evropës”.
/tvklan.al












Botërori 2026 
