Opozita e vërtetë e Partisë Demokratike sipas ish-presidentit Nishani ‘do të nisë pas kuvendit të 11 Dhjetorit’.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Nishani është shprehur se nëse do të konsiderohet kuvendi si i paligjshëm nga ana e Bashës, do të dalin në revolta sepse sipas tij detyra e opozitës është të përballet me regjimin.

Pjesë nga diskutimi në studio

Nishani: PD pas 11 Dhjetorit fillon e funksionon me strukturat e saj, me lidershipin, me anëtarësinë.

Fevziu: Një PD paralele?

Nishani: Një PD ka. Ne nuk merremi me Lulzim Bashën.

Fevziu: Me kë merreni?

Nishani: Me qeverinë.

Fevziu: Në parlament të drejtën e ka Basha.

Nishani: Lufta nuk bëhet vetëm në parlament.

Fevziu: Një parti paralele pastaj. Protesta?

Nishani: Aq më tepër kur zoti Basha…

Fevziu: Do dilni në mitingje?

Nishani: Në revolta, jo në mitingje, sepse detyra e opozitës është të përballesh me regjimin. Çfarë do bëjë PD më 12, më 13? Se ka njerëz që kanë punuar me Lulzim Bashën që mendojnë se PD i lë gjërat në mes. Pas këtij kuvendi, PD-ja do fillojë të bëjë detyrën e opozitës. Basha s’e bën dot. Ku i ka delegatët. Do rri në zyrë ai? Ne jemi në sheshe./tvklan.al