18 nëntor 2026 – Pas gjashtë orësh qëndrimi në banesën e tij në Prishtinë, ish-kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi është nisur drejt burgut në Hagë.

Krasniqi u rikthye pranë familjes në Kosovë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes së tij. Kjo është vizita e dytë e Krasniqit në Kosovë që nga arrestimi në vitin 2020.

Qytetarë të shumtë kanë qëndruar prej orësh përpara shtëpisë së tij, por nuk kanë mundur ta takojnë. Në momentin e largimit dhe i shoqëruar nga forcat e EULEX, qytetarët e kanë përcjellë me brohoritjet “UÇK”.

Pak muaj më parë ai u dënua nga shkalla e parë e Gjykatës Speciale në Hagë me 25 vite burg, ndërsa tashmë, së bashku me ish-krerët e tjerë të UÇK-së, është në pritje të shqyrtimit të çështjes në Apel.

/tvklan.al