Banorët bëjnë bilancin e dëmeve

Kjo është ajo çfarë ka lënë pas përmbytja në fshatin Kuç në Njësinë Guri i Zi në Shkodër. Pas tërheqjes së ujit, banorët po bëjnë bilancin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet. Ahmet Meti është përmbytur edhe në vitin 2010, por ai thekson se këto përmbytje nuk ishin të atyre përmasave.

Fshati Kuç, ishte një nga zonat më të dëmtuara nga përmbytjet e ditëve të fundit në Shkodër. Aktualisht në Shkodër uji është tërhequr duke lënë më pak se 500 ha tokë nën ujë.

Tv Klan