Përmbytje të pazakonta në Dubai, ku vendi në Lindjen e Mesme është përfshirë nga reshje të dendura shiu.

Aeroporti, qendra tregtare dhe rrugët kryesore notojnë në ujë. Pamjet që vijnë nga Dubai tregojnë avionët që lëvizin në pistën e përmbytur nga uji që vërshoi me shpejtësi.

21 fluturime në dalje dhe 24 në hyrje u anuluan. Tre fluturime të tjera u devijuan në aeroportet fqinje për shkak të kushteve të pazakonta të motit.

Për 25 minuta, e gjithë puna në aeroportin ndërkombëtar të Dubait u bllokua.

Autoritetet dubaniane paralajmëruan një ditë më parë për një stuhi dhe u bënë thirrje njerëzve që të mos qëndronin në zonën e plazhit për shkak të rrezikut nga përmbytjet.

/tvklan.al